E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë do të diskutojnë socialistët përpara se të nisin  pushimet
Politikë

Çfarë do të diskutojnë socialistët përpara se të nisin pushimet

Kreu i PS-së, njëherësh Kryeministri Edi Rama, pritet të kërkojë shpjegime nga drejtuesit politikë të PSsë, por edhe kryebashkiakët e zgjedhur për pjesëmarrjen dhe rezultatet në zgjedhjet e 30 qershorit. Axhenda Punimet e Asamblesë së PS-së do të nisin me fjalën e Kryeministrit Rama, i cili pritet të japë krahas opinioneve të tij për procesin e 30 qershorit, edhe një mesazh politik për kundërshtarët e tij në opozitë.

Një javë më parë, pas mbledhjes së Kryesisë kreu i qeverisë u tregua i gatshëm për dialog me opozitën, për të diskutuar mbi sfidat që ka vendi. “Ne jemi të disponueshëm për t’u ulur në tryezë për të diskutuar për sfidat e vendit dhe çka është e rëndësishme në funksion të rregullave të lojës. Për sa i përket Kushtetutës, ligjshmërisë nga njëra anë dhe mandatit tonë qeverisës, nuk janë çështje që i kemi në diskutim me askënd tjetër. Jemi një shumicë që kemi detyrim që të forcojmë kulturën e ligjit dhe ligjshmërinë në çdo aspekt dhe që kemi detyrim që të mbajmë me nder dhe dinjitet një mandat që na është dhënë deri në 2021″, deklaroi Rama.

Ndërkohë, pas fjalës së Ramës, socialistët do të bëjnë një analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit. Analiza do pasohet me shqyrtimin dhe miratimin e projektvendimit për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti. Pikë e katërt e rendit të ditës në Asamble do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i projektudhëzimit për zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti dhe në fund do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i projektudhëzimit për kriteret përzgjedhëse për delegatët e Kongresit dhe kryetarët e partisë të bashkive.

Socialistët në vjeshtë pritet të shkojnë në zgjedhje të brendshme, ku nga kryetari i PS-së Edi Rama dhe të gjithë drejtuesit në rrethe do të kërkojnë një mandat të ri brenda forcës së tyre politike.

QEVERIA

Në punimet e sotme të Asamblesë së PS-së pritet që Kryeministri Rama të vlerësojë edhe performancën e disa ministrave, që disa muaj më parë i ngarkoi me detyra specifike. Në mbledhjen e fundit të Asamblesë, Rama iu la afat ministrave Ogerta Mansterliu dhe Blendi Klosi për të përmbushur detyrat deri në korrik, në rast të kundërt do të bënte ndryshime. Por opsionin e ndryshimeve në kabinetin e tij qeverisës e rrëzoi vetë Rama një javë më parë, kur tha se s’ka asnjë nevojë për lëvizje.

“Nuk ka ndryshime në qeveri, janë fantazi që burojnë nga temperaturat e larta. Nuk kam deklaruar që do të ketë ndryshime, kam thënë që ka një sërë detyrash që duhen bërë dhe nëse janë plotësuar, s’ka asnjë nevojë për ndryshime”, deklaroi Kryeministri. Ndërkohë, në kampin opozitar janë të bindur se në vjeshtë politika shqiptare do të ketë ndryshime të forta, që do të pasohen me zgjedhje të parakohshme. Por për Edi Ramën, mandati i qeverisë është i panegociueshëm dhe ka garantuar se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në vitin 2021.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.