E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë do të thuash kur “bën”…. like?!!
Sot

Çfarë do të thuash kur “bën”…. like?!!

Çfarë do të thuash kur “bën”…. like?!!

Kur bëjmë like në një postim, nuk është aq e thjeshtë sa duket. Veprimi është i thjeshtë, një klik. Por si ta kuptojmë një like?!

1. Kuptimi i parë është i thjeshtë: Më pëlqen (ky postim, foto, video, jam dakord me të, ndaj të njëjtin opinion me ty). Bravo. Like!
2. Qokë (më ke bërë like në postimet e mia, do të bëj edhe unë. Kjo botë kështu është: sot unë, nesër ti). Like!
3. Nuk e kam lexuar se qenka pak e gjatë, por shoh që të tjerët kanë bërë like, duhet të jetë interesante. Like!.
4. Ohhh, sa keq më vjen, paska ndërruar jetë njeriu i afërt. Po më vjen keq. Like!
5. Kjo foto/video më pëlqen shumë! Super! Po të jap 2 like (apo nuk është e mundur) Mesazhi: dua të shoh më shumë si kjo foto/video. Like!
6. Nuk e lexoj, postimin, por facebook-u më thotë se mund të jem i pari që bëj “like”. Më ka ardhur shansi i artë për të qenë i pari. Pse ta humb?! Like!
7. Ky postim (që nuk e lexoj) paska më pak like- që të mos ndihesh keq… Like! Je më mirë tani?!
8. Si ke qenë ti?! Kemi vite pa u parë- unë jetoj në anën tjetër të botës, por sa mirë që u takuam on – line. Facebook pse është? Për të sjell afër ata që janë larg dhe për të larguar ata/ato që ke pranë. Like!
9. Postimi: “Po hamë ushqime të skaduara”… Një like për këtë postim. Po kjo çdo të thotë: janë të shijshme ushqimet e skaduara apo…Nejse. E rëndësishme është… Like!
10.Ka një mënyrë për të mos u keqkuptuar me like. Eshtë ca e vjetër si metodë, por mund të bëj punë: Dikur kur njerëzit kërkonin të shpreheshin qartë shkruanin. Edhe facebook ta jep këtë mundësi. Mund të shkruash në koment. Vendi për të qenë absolutisht i qartë. Sigurisht, e shkruara nuk bëhet me një klik, kërkon pak mundim! Like!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.