Ka pasur akuza të forta sot në Kuvend mes kreut të PD-së Lulzim Basha, Taulant Ballës dhe ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, ku ky i fundit nuk u shfaq në gjendje fort të qetë.
Pas akuzave të kryedemokratit Basha, Xhafaj shihet duke mërmëritur diçka nën dhëmbë, po pa mundur që të deshifrohet saktë se çfarë.
Më herët akuza ndaj tij ka ngritur dhe ish-kryeministri Berisha, i cili tha se Xhafaj ishte përgjegjës për ekzekutimin mafioz të shoferit të tij pak ditë më parë.
‘’Nuk mora fjalën për replikë për një arsye të thjeshtë. Derrkuci i Yarsi-t do të heqë vëmendjen nga çështjet në rendin e ditës. Prandaj në shkelje të procedurës ja dhatë fjalën derrkucit të Yarisit. Derrkuci i Yarisit harron diçka, më akuzon mua se kam dalë me vëllain e personave që u dyshokan se janë pas parave të Toyotës.
E para e punës në qoftë se ai qenka i dyshuar, pse nuk e keni arrestuar deri më sot?
E dyta, po ju keni vëllain e trafikantit të dënuar të Ministrit të Brendshëm, hani e pini nga mëngjesi e deri në darkë me të.
Çfarë standardi keni ju?
Merre more dhe arrestoje në qoftë se është ai i dyshuar? Por nuk është ai. Derrkuci i Toyota Yaris, garanti i parave të pista të drogës, dhe nja dy të tjerë që sot nuk qenkan këtu, jeni të përgjuar nga shërbime partnere”, tha Basha gjatë fjalës së tij.



