E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë sekuestroi SPAK te “Harabeli” i Ajola Xoxës
Uncategorized

Çfarë sekuestroi SPAK te “Harabeli” i Ajola Xoxës

Erion Veliaj pritet të mbërrijë në orën 18:00 në Shqipëri nga Gjermania, ku ishte për një vizitë zyrtare. Deri më tani, kryebashkiaku nuk ka bërë asnjë koment lidhur me veprimet e SPAK, i cili, me vendim gjykate, sekuestroi celularin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe kreu kontroll në shtëpinë e vëllait të tij, si edhe në qendrën artistike “Harabel”.

Në qendrën “Harabel” janë sekuestruar dokumente, kontrata, fatura pagesash dhe transaksionesh. Këto materiale pritet t’i shërbejnë SPAK për hetimin që po zhvillon ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Në orët e mëngjesit, hetuesit e BKH priten për më shumë se 1 orë e 40 minuta për të hyrë në vilën e z. Veliaj, pasi bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, nuk hapi derën. Në hyrjen e shtëpisë u vu re prania e Alb Dabullës, djalit të Arta Dades, një figure e njohur e Partisë Socialiste. Ndërkohë, në shtëpinë e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, hetuesit sekuestruan dokumente dhe pajisje, të cilat do të analizohen nga SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.