E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë synonte të thoshte ambasadorja amerikane sipas Spahiut?!
Politikë

Çfarë synonte të thoshte ambasadorja amerikane sipas Spahiut?!

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka ‘zbërthyer’ mesazhet e ambasadores amerikanë në Tiranë, Yuri Kim, pasi ministria e Jashtme njoftoi se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e saj.

Në një intervistë me gazetaren Sidorela Gjoni, Spahiu tha se SHBA-të janë zhgënjyer nga politika shqiptare.

Sipas tij, për këtë arsye Yuri Kim doli të shpjegojë teatrin politik që luhet në vendin tonë.

“Ambasadorja amerikane është detyruar sot të dalë dhe të japë një mesazh të qartë për publikun, prandaj mbarë populli shqiptar ta marrë vesh. Për sa kohë Edi Rama të jetë kryeministër, Sali Berisha nuk do të hetohet. Për sa kohë Berisha të jetë kreu i opozitës, Edi Rama do të ketë kryeministër. Tashmë Yuri Kim dhe SHBA janë të qartë se ka një teatër politik mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, ka një zhgënjim shumë të madh SHBA-së, të cilat në fund të mandatit të zonjës Kim janë përballur me një mosmirënjohje nga qeveria”, theksoi juristi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.