Çfarë thoshte e shkruante Edi Rama për luftën
Sot është 5 maji
Çfarë thoshte e shkruante Edi Rama për luftën.
Le të rifreskojmë pak kujtesën për shqiptarët…, luftën, dëshmorët etj.
”Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike. Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin.”
_______
Nga libri Refleksione1992, me autor Edi Rama Ardian Klosi.
Kryeministri e ka parë luftën si një përgjakje civile dhe se, sipas tij, e gjitha ishte një projeksion i Enver Hoxhës për të marrë pushtetin. Ai sqaron se ky ishte edhe shkaku që kjo luftë nisi, “Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile, – shkruan Rama në 1992.
“Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë».(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese «Albania», Tiranë 1992, f. 180-181).
Më tej, në këtë manifest, Edi Rama shkruan: “Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencës e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci».(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 181)”.
Por sot duket se çdo gjë ka ndryshuar po të shikojmë fjalimin e mbajtur për dëshmorët e kësaj lufte. Rama shkruan sot se Partia Socialiste nuk është lëkundur kurrë në detyrimin e saj patriotik për të nderuar dëshmorët.
Rama ka thënë ndër të tjera se “Ajo që bëri lufta ishte vendosja e shqiptareve me fituesit” kur më parë (pra në 1992) mendonte se kjo luftë ishte vetëm për të vendosur Enverin në pushtet.
“PS është e vetëmja forcë e lindur pas regjimit komunist që asnjëgherë nuk është lëkundur në detyrimin patriotik për nderimin e LANÇ. Ka një vijë ndarëse mes luftës dhe historisë së pasluftës. Nuk duhet të ngatërrojmë atë që buron nga gjaku i luftës antifashiste me atë që buron nga derdhja e një gjaku të pasluftës nga një regjim diktatorial. Ajo që bëri lufta ishte vendosja e shqiptareve me fituesit. Çka rimarrim si amanet dhe mesazh nga lufya anitafashise është ajo që e theu Shqipërinë në rrugës e ideliastëve, rrugën e një Shqipërie të drejtë dhe europiane. Më vjen shumë mirë që sot jemi të gjithë bashkë për ta rikonfirmuar përkatësinë tonë morale dhe politike ndaj të gjithë atij frymëzimi që na mbajti në anën e duhur të historisë, për të përmbushur amanetin e dëshmorëve, -u shpreh Rama ditën e sotme në nderim të Dëshmorëve.
Atë kohë kur Edi si shumë komunistë të tjerë, militonte në radhët e Pd-ës, ose po themelonin Pd-ën nën inatin klasor të një grupi intelektualësh me rrënjë të forta nga diktatura e proletariatit. E megjithatë sot Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë, nuk erdhi aty përmes Pd-ës por Ps-ës, ashtu si shumë të tjerë flasin për atdheun, të rënët, një shifër butaforike etj. Në fakt ideologjia komuniste nisi si një lëvizje me devizën proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni. Kësisoj koncepti mbi atdheun del disi bajat. Bota e re mbi gërmadhat synonte një internacionalizim popujsh, vendesh, kombesh. Kësisoj për komunistin e vërtetë atdheu i bie të jetë vetëm një nocion. Kurse ky reali nuk është asgjë tjetër veçse një varrezë kufomash, një diktaturë proletariati, një luftë klasash pa kompromis./ Ilir Levonja
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



