E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë t’u uroj fëmijëve për ditën e parë të shkollës?
Sot

Çfarë t’u uroj fëmijëve për ditën e parë të shkollës?

 

Teksa po bëja gati fëmijët e mi për ditën e parë të shkollës, m’u kujtua Fabio, djali i kushëririt.

Në qershor Fabio mbushi 16-vjec dhe këtë shtator duhet të ishte në vitin e dytë në gjimnaz, por vetëm pak ditë më parë ai mbërriti në Angli. Si mijëra të rinj shqiptarë!

Aq e pamundur ishte t’ia ktheje mendjen, sa gjatë muajve të verës, Fabio, vetëm 16-vjec, ia shtroi kurrizin e paformuar ende, thasëve të miellit. Zgjodhi, pa dëshirën e prindërve, të punojë në një fabrikë mielli, si punëtor në ngarkim – shkarkim. “E bëj që të jem mësuar me punën e rëndë kur të shkoj andej”- thoshte Fabio.

Shokët e tij të lagjes kanë ikur krejt, ndërsa nxënësit nëpër shkolla janë përgjysmuar.

Madje në Burrel, ku edhe jetojnë prindërit e mi, gjatë gjithë gushtit funksiononte një linjë furgoni, që mbushej direkt nga Burreli dhe i conte në Francë. Që aty, i ngarkonin në gomone për në Angli. Unë nuk e di se cila është ëndërra që po i josh ende shqiptarët, por një gjë është e sigurtë: ky vend po braktiset. Të rinj, familje të reja po ngarkojnë fëmijët dhe plackat në krahë dhe po ikin të gjithë.

Cfarë i kemi bërë këtij vendi që të gjithë duan t’ia mbathin? Është koha për reflektim!

Ah sikur këta të rinj të ulen mbi libra me të njëjtën këmbëngulje që e përgatisin veten për të ikur larg këtij vendi.

Teksa bëj gati librat e fëmijëve më vijnë ndërmend edhe sytë e gjyshes së Fabios, që janë të përmbytur nga lotët. Gjyshet tona të vuajtura!

Ajo thotë se është sëmurë, por të gjithë e dinë se “sëmundja” e saj lidhet me largimin e Fabios.

Pasi përcolli jashtë dy djemtë e saj para 30 vitesh, sot sërish i duhet të lërë të ikë nipin, edhe më të vogël se dy djemtë e saj kur ikën.

Unë nuk dua që ti rris fëmijët e mi për t’i dërguar jashtë! Këta të rinj, ky vend, duhet shpëtuar!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.