E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cili do ta fitojë këtë edicion të BBV? – Unë jam i bindur se…
Sot

Cili do ta fitojë këtë edicion të BBV? – Unë jam i bindur se…

Edi Oga

Disa qëndrime të miat mbi disa qëndrime “tuajat” në lidhje me Big Brother!

1. Big Brother është format shumë ‘i shpifur’!
– BB është format tepër interesant për t’u ndjekur nga një audiencë e përshtatshme, por duhet bërë mirë.
2. Televizionet nuk duhet ta transmetojnë BB!
– Televizionet private janë të lira të zgjedhin vetë programet që transmetojnë, nën një kontroll (etike) që tek ne mungon.
3. Banorët e BBV nuk janë VIP-a!
– Ky është një truk i televizionit për të shtuar interesin. Termi VIP e ka humbur kuptimin origjinal.
4. Banorët e shtëpisë BB duhet të jenë të sjellshëm dhe të flasin me edukatë!
– Banorët nuk duhen shtrënguar apo orientuar si të sillen apo si të flasin. Ky është një nga kriteret e eksperimentit. Banorët shihen si ‘modele’, por vetëm nga njerëzit me mangësi në formim, të cilët për fat të keq përbëjnë shumicën e audiencës.
5. Publiku nuk vendos për fatet e lojtarëve të BB!
– Publiku orienton produksionin, i cili vendos për gjithçka, në funksion të audiencës, lexo biznesit.
6. Publiku nuk duhet ta ndjekë formatin BB!
– Në pamundësi të alternativave, në një shoqëri të tregut të lirë, askush nuk pengon dot askënd të ‘blejë’ çfarë dëshiron.
7. Big Brother ‘dëmton’ të rinjtë që e ndjekin.
– Po. Si edhe duhani, hashashi, alkoli, dhuna në familje, papunësia, mungesa e promovimit qeveritar të sporteve…
8. Protestat në mbështetje të një banori të caktuar, janë skandaloze!
– Është e vështirë të gjykosh veprimet e njerëzve që kanë formim të ndryshëm nga i yti, të ‘detyruar’ të njejtësohen me një model të gatshëm dhe të ‘jetojnë jetën e tij’, në pamundësi që të krijojnë një jetë të tyren që i përmbush, në botëkuptimin e tyre (të gabuar) për një jetë të bukur!
9. Televizioni e ka humbur forcën dhe rëndësinë e tij!
– Televizioni është si ‘fuzioni nuklear’; mund ta përdorësh për energji zhvilluese ose për bomba vdekjeprurëse!
10. Nuk kam televizor në shtëpi! (ose nuk shoh kanalet TV)
– Shpesh gënjeshtër, por edhe kur është e vërtetë, është zgjedhje e gabuar. Ato që ‘ndodhin’ në TV, në mos drejtpërdrejt, tërthorazi do të të ndikojnë.
11. Pse duhet ta ndjek Big Brother-in?
– Askush nuk të detyron. Nëse ke gjëra më të bukura për të bërë në ato moment, bëj ato. Unë e ndjek kur dua, aq sa dua, për arsyet e mia!
12. Cili do ta fitojë këtë edicion të BBV?
– Unë jam i bindur se

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.