Cilin nga emrat e opozitës mund të zgjidhnit si kandidat për Bashkinë e Tiranës?
Ndër ta janë përmendur emrat e mjekut Ilir Alimehmeti, deputetëve Belind Këlliçi e Jorida Tabaku dhe anëtarit të Kryesisë së PD-së, Gerti Bogdani. Partia Demokratike ende nuk ka zyrtarizuar kandidatin, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmë se mirëpret këdo që dëshiron të hedhë kandidaturën.
Katër emrat më të përfolur mundet të jenë si kandidatët e mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës.
Profil – Jorida Tabaku

Jorida Tabaku është deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Në vitin 2009 ajo u ftua të ishte pjesë e politikës aktive dhe u vendos në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës.
Më tej, ajo u emërua zv. ministre në Ministrinë e Integrimit.
Në vitin 2011, Tabaku u angazhua në fushatën për zgjedhjet vendore në bashkinë e Tiranës dhe u emërua si nënkryetare e Bashkisë Tiranë deri në 2013-ën.
Në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë të vitit 2013, Jorida u zgjodh anëtare e Parlamentit të Shqipërisë në kryeqytetin e Tiranës, duke përfaqësuar Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Tabaku është diplomuar për Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.
Profil – Ilir Alimehmeti
Dr. Ilir Alimehmeti është specialist në epidemiologji dhe endokrinologji dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjeksësisë.
Pak kohë më parë Alimehmeti u zgjodh anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Në dy vitet e fundit dr. Ilir Alimehmeti ka qenë në vijën e parë të frontit përballë pandemisë Covid-19.
Mjeku epidemiolog është shpallur personazhi i vitit për 2021-shin nga publiku për punën e palodhur në informimin e publikut për pandeminë e Covid-19.
Profil – Belind Këlliçi
Belind Këlliçi është një politikanët më të rinj në karrierë në radhët e opozitës shqiptare.
Më i riu, por më i zëshmi në çdo aspekt të jetës politike.
Këlliçi prej vitesh ka spikatur me aktivizimin e tij në politikë, në PD.
Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021 dhe mban detyrën e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike që prej Dhjetorit të 2015.
Ai ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vitin 2009 është kthyer në Shqipëri për t’i shërbyer Partisë Demokratike.
Profil – Gerti Bogdani
Karrierën politike, Gerti Bogdani e ka filluar në vitin 2007, duke kandiduar për Partinë Demokratike, për kryetar të njësisë bashkiake numër 10 në Tiranë.
Bogdani ka qenë edhe zëdhënës i PD-së, është zgjedhur deputet, dhe për disa vite sekretar i marrëdhënieve me jashtë në PD.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



