E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çiljeta ndryshon për Vitin e Ri
Uncategorized

Çiljeta ndryshon për Vitin e Ri

Gjatë karrierës së saj, Çiljetën e keni parë të ndryshojë shpesh pamje, ngjyrat e flokëve thuajse i ka provuar të gjitha e po ashtu me prerjet ka guxuar duke u shfaqur edhe me flokë të shkurtra fare, por prej disa kohësh këngëtarja kishte gjetur rehat tek floku i shkurtër brun.
Mirëpo mesa duket kishte ardhur koha që Çiljeta të bënte sërish një ndryshim dhe kjo ndodhi sot. Këngëtarja ka postuar sot në Instagram dy foto ku shihet me pamjen e re: flokë të zeza, të shkurtra dhe me baluke.
Fansat nuk e kanë njohur menjëherë Çiljetën pas këtij ndryshimi drastik dhe i komentojnë: “O zot nuk të njoha”, ndërsa të tjerë e komplimentojnë duke e krahasuar edhe me aktore filmash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.