E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ç’ndodhi me Ajola Xoxën, pse e fshiu brenda orësh postimin në ”Instagram?!”
Uncategorized

Ç’ndodhi me Ajola Xoxën, pse e fshiu brenda orësh postimin në ”Instagram?!”

Një projekt i ri që Miriam Cani ka prezantuar prej disa ditësh tashmë ka një datë fikse se kur do të lancohet në treg.  “Meteor”, kënga e parë e Miriamit pas periudhës së plotë të mëmësisë, është gati dhe do të publikohet më 20 nëntor.

Një produksion që, siç tha Miriami, për të është shumë i veçantë jo vetëm sepse është punuar me shumë dashuri, por edhe sepse ka pasur pranë vetes një skuadër profesionistësh që ia kanë bërë gjithçka më të lehtë.

E veçantë në këtë produksion të ri të Miriamit është edhe pjesëmarrja e Ajola Xoxës, e cila është kujdesur për regjinë e klipit. Edhe puna me Ajolën ka qenë një komoditet më vete për Miriamin. Dhe gjithçka tashmë është materializuar. Kënga e re do të publikohet më 20 nëntor.

Lajmin e kanë postuar edhe në profilet e tyre në Isntagram. Ajola, pasi ka postuar videon e këngës, ka shkruar:

“Mezi po pres që të gjithë ta shohin këtë. Projekt i ri me Miriam Canin. Më në fund jetësova qiellin e natës plot me yje shumëngjyrësh, që kam pasur gjithmonë në ëndërr.” Po ajo që mbetet e çuditshme është se sot ky postim nuk gjendet në faqen e saj. Nuk dihet se pse ajo ka vendosur që ta fshijë më pas postimin.

Po kështu, edhe Miriami, ka postuar në profilin e saj një video bashkë me datën e publikimit të këngës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.