I nderuar KryeKadri!
Me lumturi të parrëfyer mora vesh se keni shtruar iftar për kadrinjtë në Natën e Madhe të Kadrit. Ke shtruar iftar për të nderuar kadrinjtë që i tall dhe i degjeneron tërë vitin me thirrjet e tua për të shfarrosur kadrizmin në këtë vend. Ke shtruar iftar për të lumturuar e gëzuar e të gjithë ata që i ke bërë barcoletë për kaq kohë.
Ke shtuar bukë kryekadriu, për kadrinjtë të cilët ke kaq kohë që i ke shndërruar në sibolikën e të keqes në këtë vend. Ke zgjedhur për t’i nderuar kadrinjtë pikërisht në Natën e Madhe të Kadrit, për t’u kujtuar të gjithë kadrinjve që të kanë ardhur tek buka jote dhe të gjithë kadrinjve të Shqipërisë që të shhohin në tv se cilët janë kadrinjtë e vërtetë, për të cilët ai flet me aq vner e urrejtje vazhdimisht.
Kryekadriu e lëshoi kushtrimin dhe kadrinjtë që nuk njohin asgjë tjetër përvec fjalës “amin” iu vërsulën pjatave me “yndyrë” të kryekadriut të Shqipërisë.
Të erdhën kadrinjtë, me shpejtësi ashtu sic i deshe ti për Natë Kadri. Nata që vlen tek Zoti më shumë se njëmijë muaj adhurim. I thirre kadrinjtë me shpresën se Zoti i kadrinjve do të ta zgjasë pushtetin edhe njëmijë muaj të tjerë?! Por, këtë herë nuk ka Kadri që të bën dërman sepse e gjithë Shqipëria është ngritur në këmbë. Kadrinjtë e tu nuk ta zgjasin dot pushtetin sepse ata nuk i dëgjojnë as gratë që kanë në shtëpi, e jo më të lëshojnë fermane sulltanësh dhe të mësojnë njerëzit me fetva kadrinjsh që të të votojnë ty.
I nderuar KryeKadri!
A të pyetën kadrinjtë para corbës se kryeministrisë, se cilët janë kadrinjtë që ke në mendje ti?! A të pyetën kadrinjtë që kishe për iftar se cilët janë kadrinjtë që urren më shumë ti?! A të pyetën kadrinjtë që e celën iftarin e Natës së Kadrit me corbën e Kryministrisë, se c’hall ke ti me kadriun apo me kadrinjtë?! A të pyeti ndonjëri prej kadrinjve që i ushqeve me corbën e Kryeminsitrisë, përse e zgjodhe pikërisht Natën e Kadrit për të ushqyer kadrinjtë që i urren aq shumë?!
Ndërsa tani i nderuar Kryekadri kam një mesazh për kadrinjtë që celën iftarin e Natës së Kadrit më corbën e Kryeministrisë!
Si mundet që një Kadri ta besojë Zotin, të qëndrojë gjithe ditën pa bukë e pa ujë, të tregoje gjithe diten histori me kuçedra, me hije e me xhinde, me xhehenem e me parajse, me trendafila, me petlla, me femra te bukura xheneti qe i presin andej matane sapo të mbarojnë corbën e kryeministrisë, me urtesi, me trimerite e te pareve të zgjedhur, me lule, me trendafila, me sherbet, me bakllava, me hasude, me kadaif, per Moisiun, per Firaunin, për Abrahamin, për Isanë, per heronjte, per betejat, per sakrificat, per moralin, per sjelljen me nusen, me nonen, me dashnoren, me vajzen, me komshiun. Si mundet te shkruaje një kadri per durimin, per shperblimin dhe te mos shkruaje nje rresht per firaunet qe i poshterojne çdo dite popullin e tyre. Nuk shkruajne nje rresht per firaunet qe shtypin, vjedhin, skllaverojne, varferojne, poshterojne, degjenerojne, masakrojne, anetaret e races dhe te gjakut te vet?! Zoti dhe feja kur shnderrohen ne biznes, erresira mbreteron e sundon ngado. A nuk I dëgjoni thirrjet e komuniteteve të tjera fetare?! A nuk e dëgjuat klerikun e lartë katolik sot dhe ka disa muaj rresht që iu bën ftesë popullit dhe politikës të shpëtojnë Shqipërinë, sepse është duke u shuar ky vend?! Apo keni frikë nga kryekadriu se iu quan “islami politik”?! Pra, ideja është që politikën e bën kryekadriu ndërsa ju iu ka për maskë. Te besosh ne Zot eshte burimi me i madh i lirise, i çlirimit prej djajve te Qiellit dhe te Tokes, por fatkeqsisht Zoti sot kembehet me corbë e me famë.
Kujdes kryekadri!
Këta që hanë corbën tënde janë njelloj si paganet politeiste ne Mekë. I benin Zotat e tyre prej hurmaje dhe i hanin kur kishin uri.
Ata do të të hanë sapo të të rrëshkasë këmba një ditë, sepse kadrinjtë e ndërrojnë padronin, sic i ndrrojnë cunat e rilindjes dashnoret, apo sic i ndrron mbreti gratë! /Puls7.com/




