E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
CORONEN E SOLLI SHOKU KARL MARKS
Sot

CORONEN E SOLLI SHOKU KARL MARKS

Po të kesh qëlluar i lexuar, do e kesh kuptuar që Coronën e solli Karl Marks qëkur kompania jote e madhe, që ka vite që dhjamet nga koncensionet e panevojshme apo nga rrjepja e këtij shteti, të lajmëroi pa modesti se megjithë dhjamin që e ti e di mirë që e ka, nuk është në gjendje të paguajë as rrogën e një muaji.

Nëqoftëse, nuk je dhe aq i lexuar, prapë ke patur mundësi ta kuptosh që Coronën e solli Marks, kur në një kohë të tillë kur është ndarë më qartë se kurrë, se cfarë është e domosdoshme dhe cfarë më pak e nevojshme, t’u rritën pikërisht cmimet e maskës që të duhet ta mbash në fytyrë, cmimet e shishes së alkolit, madje dhe të ushqimeve bazë.

Dhe nëqoftëse nuk e kuptuar akoma që Coronën e solli Karl Marks, do e kuptosh kur fëmijët të rishkojnë në shkollë: kur të shohësh një pakicë fëmijësh të nxirë nga dielli I karantinës në shtëpitë e mëdha me oborr të dyta apo të treta dhe shumicën e fëmijëve të bardhë, nga mbyllja në 50 metra katrorë me prindërit, gjyshërit e ndoshta dhe me xhajën e nusen e xhajës.

Nuk ka snjë dyshim që Coronën e ka sjellë Karl Marks.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.