Ç’po ndodh me të rinjtë dhe mediat sociale
Vazhdojnë t’i përdorin, por me shpirt nuk i duan fare!
Në një botë në të cilën të gjithë janë online, heqja dorë nga mediat sociale është një lëvizje që mund të konsiderohet edhe si anti- kulturës. Është diçka paragjykuese sikur të rruash kokën, apo të lyesh flokët gjysmë Pink. Të heqësh dorë nga mediat sociale është një veprim që tregon vendosmëri. Aplikacionet si Facebook dhe Instagram janë të dizajnuara për të krijuar varësi. Megjithatë ai që arrin ta bëjë, mund të ndjejë lehtësim. Lëxoni më poshtë artikullin e The Guardian.

Për 17 vjeçaren Mary Amanuel, nga Londra mediat sociale janë gjëja më pakuptim. “Isha në klasë të shtatë dhe shoqja ime kishte hapur një adresë në Instagram. Ndërsa ne të tjerat po bënim plane për shooping. Ajo po numëronte liket që kishte marrë në një foto. “Ua 40 e kanë pëlqyer, u bënë 42”. Kjo mu duket shumë gjë qesharake.
E ndërsa Isabelle, një studente 18 vjeçe nga Bedfordshire tregon për The Guardian se u kthyer kundër mediave sociale një ditë kur fliste shpesh me një djalë në Facebook e ndërsa live ai e shihte por nuk e përshëndeste. “Është kohë e humbur. Është humbje për komunikimin ballë për ballë. Nuk dua të përfshihem më”. E ndërsa për 15 vjeçaren Emily Sharp mediat sociale kanë të bëjnë vetëm me ngacmime dhe provokime. “Kam parë e lexuar shumë gjëra tronditëse. Kjo gjë më bëri të hiqja dorë”.
Të rinjtë janë ata që kanë pushtuar më së shumti mediat sociale me adoleshentët që shfaqen kudo, pothuajse në çdo lloj aplikacioni, apo medieve sociale, Instagram, FB, Snapchat, Tëitter, Flicr, Tinder etj. Por kohët e fundit pikërisht këto adoleshentë po i kthejnë shpinën teknologjisë, ndoshta më shumë se ç’mund të mendojnë të tjerët, më të rriturit.
Shumë prej nesh e lidhin çdo gjë me internetin, dashur pa dashur. Nga puna tek miqtë Instagrami na shoqëron kudo. Megjithatë, një sondazh i vitit 2017 tregon se 63% e të rinjve do ndiheshin shumë më të lumtur nëse mediat sociale nuk do ishin shpikur fare.
Një tjetër studim i 9,000 përdoruesve të internetit nga qendra kërkimore ‘Ampere Analysis’ zbuloi se të rinjtë e moshës 18-24 vjeç kishin ndryshuar ndjeshëm opinion ndaj mediave sociale në dy vitet e fundit. 66% e kësaj demografie janë pajtuar me idenë se media sociale është e rëndësishme.
Por përmendim edhe një gjë tjetër të çuditshme, të rinjtë nuk i duan më mediat sociale e ndërsa gjenerata e vjetër po zë vend të rëndësishëm tek këto media Raporti vlerëson se mes moshës 45 vjeç, numri i faqeve personale është rritur nga 23% në 28% vitin e kaluar.
Në një botë në të cilën të gjithë janë online, heqja dorë nga mediat sociale është një lëvizje që mund të konsiderohet edhe si kundër kulturës. Është sikur të rruash kokën, apo të lyesh flokët gjysmë Pink. Të heqësh dorë nga mediat sociale është një veprim që tregon vendosmëri. Aplikacionet si Facebook dhe Instagram janë të dizajnuara për të krijuar varësi. Megjithatë ai që arrin ta bëjë, mund të ndjejë lehtësim. /The Guardian./Pershtati Jona Dusha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



