E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dafina tregon për mediat ndërkombëtare kohën kur s’kishte para
Uncategorized

Dafina tregon për mediat ndërkombëtare kohën kur s’kishte para

Këngëtarja Dafina Zeqiri është artistja e cila së fundi po synon që të konkurojë në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Projekti i saj “Told Ya”, publikuar së fundi synon e më shumë që të konkurrojë në këtë treg. Këto ditë, Dafina lancoi edhe albumin e saj “King” i cili përfshin të gjitha këngët në gjuhën angleze.

Pas intervistës për prestigjiozen “Harper Bazaar” ku foli më shumë rreth albumit të saj, Dafina dha një intervistë edhe për “TMI”.

Në një intervistëndryshe nga herët e tjera, Dafina rrëfeu për vështirësitë që ka hasur për të arritur këtu ku është tani.

Meqenëse këngëtarja që herët kur filloi të merret me muzikë nuk kishte para që të përballonte shpenzimet e studios ajo në një mënyrë u detyrua që vetë të krijonte melodi  pa asnjë instrument, por që në fund ajo tregon se ia vlejti barra qiranë.

Ajo la pas karrierën që ndërtoi në Kosovë dhe vazhdoi jetën e re në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e saj në tregun ndërkombëtar.

Këngëtarja ka filluar të jetë e pranishme edhe me performanca në Amerikë, këto ditë po bën promovimin e albumit ‘King’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.