E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin fotot e dy viktimave, kamarieri dhe klienti që mbetën të vrarë  në atentat mbrëmë në Memaliaj
Sot

Dalin fotot e dy viktimave, kamarieri dhe klienti që mbetën të vrarë në atentat mbrëmë në Memaliaj

Dy viktima të pafajshme kanë humbur jetën në atentatin e së shtunës mbrëma në Memaliaj, klienti Marsel Çela, 47 vjeç dhe kamarieri.

Bëhet fjalë për personat që shihni në foto, të cilët për fatin e tyre të keq ishin pranë tavolinës ku ndodheshin vëllezërit Kalemaj. Atentatori, ka qenë i pamëshirshëm. Ai ka zbritur nga makina dhe ka hapur breshëri plumbash duke mos kursyer asnjë që kishte përballë.

Krimi merr sërish jetë të pafajshme, këta janë klienti

Gledian Muka 36 vjeç.

Sipas informacioneve nga Policia e Shtetit, viktima ka qenë pranë tavolinës së Shyqyri Kalemit duke shërbyer në momentin që ndodhi atentati.

Ndërsa shtetasi Marsel Çela, i cili ishte klient në lokal, edhe ky banor i Memaliaj, nuk ka arritur ti shpëtojë plumbave që atentatorët zbrazën drejt familjes Kalemi.

Krimi merr sërish jetë të pafajshme, këta janë klienti

Marsel Çela

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj  kanë djegur makinën me të cilën kryen atentatin.

Shyqyri Kalemi është babai i Andrea alias Adriatik Kalemit dhe Zamir Kalemit, të cilët iu kanë shpëtuar disa atentateve.

Më 9 gusht 2023, Andrea Kalemi i ka shpëtuar një atentati në Greqi ku kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

Më 14 dhjetor 2023, ai është plagosur rëndë në “Koridhalos” në Greqi dhe autori një 28-vjeçar egjiptian dyshohet se ishte paguar për vrasjen e tij.

Më 12 janar 2024 është tentuar vrasja e vëllait të Andrea Kalemit. Zamir Kalemi ka qenë duke lëvizur me makinë në zonën e Selitës kur nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt tij.

Ka dyshime se vrasja e Shyqyri Kalemit ka si motiv hakmarrjen pasi Andrea Kalemi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në Sarandë. Vrasja e tij mendohet se ka qenë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.