Damian Gjiknuri flet për “tërmetin”/ Familja më ka edukuar të qëndroj larg njerëzve problematikë
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ka kujtuar mbrëmjen e sotme sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknurit, audiopërgjimin e dosjes “184”.
Karamuço e pyeti në emisionin e Arian Çanit për fjalën “tërmet”, të cilën Gjiknuri e thonte në audio-përgjim.
Gjithashtu, ai i kërkoi numrit 2 të PS-së të denoncojë “çunat problematikë” nëse afrohen pranë qendrave të votimit dhe komisionerëve ditën e zgjedhjeve.
Gjiknuri u përgjigj se fjalën “tërmet” e përdor si simbolikë politike për fitore, ndërsa theksoi se njerëzve problematikë u qëndron larg.
“‘Tërmetin’ e përdor si simbolikë politike, për fitoren e jashtëzakonshme dhe fjala ‘tërmet’ përdoret kudo në politikë. Sa i përket aspekteve të tjerë, unë gjithmonë u rri larg njerëzve problematikë sepse kështu jam edukuar nga familja ime”, theksoi ai
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



