Dashuria më e pastër për flamurin, është ajo e fëmijëve!
Mentor Kikia
Fëmijët ngazëllehen kur veshin bluzën me simbolet e kombit, siç është shqiponja, apo kur mbajnë në dorë falamurin kuqezi. Ata festuan sot në kopshte ditën e flamurit, kënduan këngë për atdhetun, për Shqipërinë dhe Kosovën.
Ata nuk e dinë çfarë është nacionalizmi, ata thjeshtë dinë se ky flamur është Shqipëria. Ne duhet ti mësojmë fëmijët ta duan vendin e tyre.
Ti mësojmë se kur punët nuk ecin mirë, nuk është faji i vendit, i maleve, fushave, detit e lumejve, siç kemi akuzuar ne deri tani, por është faji i atyre që e drejtojnë këtë vend.
Dhe, duhet ti mësojmë që ti largojnë drejtuesit e këqinj.
Duhet ti mësojmë se nëse nesër do ta dëgjojnë shprehjen “ky është vend i mallkuar, nuk bëhet kurrë ky vend”, ta dinë se ky vend nuk është i mallkuar, por janë maskarenj e të poshtër ata që drejtojnë.
Dashuria e fëmijëve për flamurin është krejtësisht e pastër. Ata nuk e njohin nacionalizmin, si strehë të maskarejve. Ata nuk e dinë që flamuri është edhe rrobë, që vishet sa herë politikanëve u duhet të shiten si atdhetare e patriotë, sa herë u duhet të fshehim poshtërsitë që i kanë bërë vendit dhe popullit të tyre, apo sa herë u duhet të përgjerohen se e duan këtë vend e këtë popull.
Sa sharlatanë e maskarenj e kanë tundur këtë flamur në emër të atdhetarisë dhe kombit…
Ndaj dhe fëmijët, të paktën, ne duhet ti edukojmë jo vetëm si qytetarë të mirë, por edhe si atdhetarë të mirë. Sepse një vend nuk do të përparojë kurrë nëse njerëzit e tij nuk e duan e nuk e shikojnë si shtëpinë e tyre.
Gëzuar ditën e pavarësisë fëmijë. Shumica prej ne të rriturve nuk e meritojmë këtë urim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



