Dasma mbretërore, Princ Harry dhe Meghan Markle vendosin datën e martesës
Dasma mbretërore e Princit Harry me aktoren Meghan Markle do të bëhet të shtunën, me 19 maj të vitit 2018”, ka njoftuar pallati i Kensington.
Çifti konfirmoi fejesën në nëntor dhe thanë që ceremoninë e madhe do ta bëjnë në kështjellën Windsor.
Ata kanë thyer traditën e dasmave mbretërore ku dita e princeshës është e mërkura, ndërsa e dukës është të premten.
Po atë ditë do jetë kupa e futbollit angleze, ku princi Ëilliam është president i FA. Ende nuk është konfirmuar ora e ndeshjes, por zakonisht është mbajtur në orën 18:30.
Dihet se familje mbretërore do sigurojë të ardhurat për dasmën, përfshirë shërbimin, muzikën, lulet dhe pritjen.
Para dasmës, ish-aktorja Meghan Markle do pagëzohet në kishën e Anglisë. Ndërkohë pallati Kensington ka njoftuar se cifti do kalojë Krishtlindjet me mbretëreshën në Sandringham.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


