Debate mes Shalsit dhe Spahos në Komisionin e Ekonomisë: Jo vetëm injorim, ti do të …
Sot në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet për një ndryshim në ligjin e statusit për gjyqtarët dhe prokurorët.
Debatet nuk kanë munguar gjatë mbledhjes mes Eduart Shalsit, kryetarit të komisionit dhe deputetit Edmond Spaho.
Spaho ka ndërhyrë teksa kolegët po jepnin mendimin e tyre në lidhje me ndryshimet dhe sjellja e tij është quajtur pa etikë nga ana e Shalsit.
Ai i drejtohet se meriton jo vetëm injorim, por edhe që Spaho të degjenerohet.
Pjesë nga debati
Zoti zëvendësministër, a ka mundësi mos t’i ktheni fare përgjigje? Mos e ktheni as kokën. Jo injorim, por ti do të degjenerohesh. Shiko, shiko çfarë bën. Kalojmë në votim se është e kotë. Çfarë shqetësimi ke zotëri. Kontribuoni në etikë. A të duket normale sjellja jote? S’të jep përgjigjen që do ti, por sipas asaj që ata dinë. Këtu janë të pranishëm të gjithë deputetët, çfarë statusi ke ti që s’lë të tjerët.
Spaho: Unë kam drejtuar një pyetje, po pres një përgjigje.
Shalsi: Ja shiko, shiko çfarë bën. Vazhdo zonja Dhëmbi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



