E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debate në Kuvend, Gjiknuri-Bardhit: O unë, o ti, nëse vërteton se kam qenë dy herë në Maltë! Sekretari i PD: Bën mirë të gjesh ndonjë avokat!
Politikë

Debate në Kuvend, Gjiknuri-Bardhit: O unë, o ti, nëse vërteton se kam qenë dy herë në Maltë! Sekretari i PD: Bën mirë të gjesh ndonjë avokat!

Deputetët Gazment Bardhi dhe Damian Gjiknuri janë përplasur ashpër në Kuvend, ku nuk kanë munguar edhe kërcënimet.

Ka qenë kreu i Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili ka akuzuar Gjiknurin për lidhje me ata, që ai i quajti “mafiozët e inceneratorëve”, ndërsa publikoi në foltore edhe një foto me të dhënat e sistemit TIMS, që sipas demokratit, tregojnë udhëtimet e Gjiknurit si ministër Ekonomie dhe Energjetike, me përfituesit e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

“Sa herë ke shkuar për pushime në shtëpinë e Mirel Mërtirit në Maltë?”- Bardhi akuza Gjiknurit nga Kuvendi: Ke udhëtuar 15 herë me pronarët e inceneratorëve

“Por rol kyç në pasurimin e miqve të tij me skemën mafioze të inineratorëve ka patur edhe Damian Gjiknuri, sot numri 2 i Partisë Socialiste. Ai ka rol kyç në skemën mafioze të incineratorëve për t’u grabitir paratë e marra borxh në emër të shqiptarëve dhe për t’i çuar në parajsa fiskale. Ky nuk ka patur fatin e keq të bëjë aksident me Mirel Mërtirin si Arben Ahmetaj, por rezulton se ka udhëtuar 15 herë me përfituesit kryesorë të incineratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Ja ku janë të gjitha datat. Udhëtime me avion, makinë, anije, jaht, madje edhe charter. Prej ditës së parë në pushtet, kanë udhëtuar bashkë, kanë planifikuar bashkë dhe kanë miratuar që borxhin e marrë në emër të shqiptarëve ta çojnë tek incineratorët, fillimisht në Elbasan, me kontratën e vitit 2014. Dokumentat tregojnë se Damian Gjiknuri ka udhëtuar me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin 2 herë brenda 1 muaji, shumë pak javë përpara miratimit të koncesionit në qeveri, ku përgjegjës direkt ishte ai si Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës. E njëjta skemë është përsëritur sa herë miratohej një kontratë e koncesionit të incineratorëve.

Përpara se ta thërresë SPAK, i zgjedhuri i Edi Ramës si numri dy i Partisë Socialiste duhet tu japë përgjigje shqiptarëve edhe për disa pyetjeve:

Damian Gjiknuri duhet të thotë sa herë ka bërë pushime në shtëpinë përfituesit të incineratorëve Mirel Mërtiri në Maltë? Për qytetarët që na ndjekin, Malta konsiderohet si parajsë fiskale për fshehjen pas kompanive guackë të miliarda eurove që qarkullojnë. Nuk është çudi që edhe paratë që janë borxh këto 8 vjet dhe u janë dhënë incineratorëve përmes Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos të kenë përfunduar në Maltë. Damian Gjiknuri duhet të thotë a ka vetë shtëpi në Maltë apo llogari të fshehura bankare të krijuara pas dhënies me koncesion edhe me firmën e tij të incineratorëve. Sot po ndaloj vetëm këtu. Nuk po e pyes me detaje për lejet minerare të dhena ortakut të incineratorëve, lejet për HEC-e dhe energji, tendera nga OSHEE, etj. Për këto smë del koha sot, por do flas në një tjetër séance”. tha Bardhi.

Kjo ka revoltuar ish-ministrin Gjiknuri, i cili nga foltorja e Kuvendit deklaroi se ka qenë në Maltë vetëm një herë, duke i kërkuar Bardhin se nëse i vërteton se ai ka qenë dy herë në këtë vend, në sallën e Kuvendit do të qëndrojë vetëm njëri prej tyre.

Pjesë nga debati:
Gjiknuri: Nuk doja ta merrja fjalën, por dëgjova emrin tim këtu krejt rastësisht. Ju keni një problem, problemin e keni me kontratat e inceneratorëve dhe si i kanë lëshuar ato apo me personat në fjalë? Se s’po e kuptoj. E dyta, në ato kontrata, ministria që kam drejtuar nuk ka asnjë rol. Për skenën që keni bërë kallëzim, çojeni deri në fund, por të përmendni këtu jo kështu e ashtu, kjo nuk është etike. Ti Gaz aq e ke, maksimumi do rrish te hija e tij, e do harrohesh bashkë me ta. Mos u mundo të ndërtosh karakterin tënd mbi shpije. Nëse gjen që unë e kam vizituar atë, vetëm njëherë si ministër, po gjete më shumë se një udhëtim, o unë, o ti në këtë sallë. Nëse gjen dy udhëtime të mija në Maltë, dil këtu e thuaji, ndryshe o unë, o ti në këtë sallë.

Bardhi: Në fakt prisja të sqaroje udhëtimet me mafiozët e inceneratorëve, prisja përgjigje nëse ke ose jo llogari të fshehtë në Maltë, prisja të përgjigjeshe a ke apo jo shtëpi të fshehur me emrin e ndonjë prej miqve të tu?

Gjiknuri: Ma gjej.
Bardhi: Ta gjej unë, TIMS-i.

Gjiknuri: E njoh që në shkollë atë.

Bardhi: Shumë mirë që e njeh, bën mirë të gjesh ndonjë avokat të mirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.