E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debati  i Gjekmarkaj meTopallin:  Në vend të sulmosh Ramën, po merresh me PD
Politikë

Debati i Gjekmarkaj meTopallin: Në vend të sulmosh Ramën, po merresh me PD

Gjekmarkaj-Topallit:

Në vend të sulmosh Ramën, po merresh me PD, nuk dëmton as partinë e as Bashën

Kandidati i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka hasur në një debat me Jozefina Topallin.

Gjekmarkaj i ka thënë se është e paarsyeshme që Topalli që ka qenë me PD dhe ka bërë vota për atë parti, tani në vend të sulmojë Ramën po merret me PD.

Sipas tij, sulmet e Topallit apo qoftë edhe të Patozit nuk dëmtojnë as PD e as Bashën pasi nuk kanë peshë elektorale. Për Gjekmarkajn Topalli dhe Patozi po i bëjnë një shërbim të pastër qeverisë.

AGRON GJEKMARKAJ: Shpresoja, ose mendoja që me znj. Topalli dhe Patozi të ishim duke folur kundër qeverisë e Ramës, debati filloi me një sulm ndaj PD që zonja ka qenë anëtare, kryetare e kuvendit, ka kërkuar vota, tani që nuk kërkon vota për partinë, kërkon për partinë.
Kam qenë kundër, me pozicionin, paradoksale që zonja ka bërë parti dhe është e drejta, kurse unë jam kandidat në Lezhë. Jo paradoksale se e meritoj apo jo unë, por për kritikat ndaj lidershipit
Shërbim i pastër ndaj qeverisë. Mënyra si menaxhohet fushata, znj.Topalli preferon të sulmojë PD. PD nuk është Basha, Berisha, Topalli, Gjekmarkaj e Patozi. Partitë edhe gabojnë, edhe përmirësojnë. Partitë janë institucion, PD është institucion politik dhe etik. Ikja ep ersonave me të drejtë dhe pa të drejtë nuk irrëzon, ato mbeten. Ato përmirësohen.
Me duket e paarsyeshme që përballë Ramës të sulmosh PD. E kam thënë edhe të tjera që më duket mua shërbim ndaj qeverisjë. Sepse nuk dëmtohet PD, as Basha. Të gjithë e dinë të djathtët, ata që shpresojnë se rrëzimi i Ramës mund të ndodhë. Nuk e bën dot me gjithë çfarë kanë bërë Topalli e Patozi. Janë individë të respektuar, por pa forcë elektorale. S’do merrni 71 mandate për të bërë qeverinë. Akuzohet sigurisht që Basha ka bërë gabime, është shenjë e mirë, e ka ftuar dhe Topallin të jetë pjesë e PD. Patozi krijoi partinë. Akuzohet kryetari i partisë se ka uzurpuar partisë.
Këta kanë bërë 6 parti, dhe janë bërë gjithë kryetarë, të bënin 1 parti. Imagjino po të hiqnin Bashën, të bëhej Jozefina, a do e pranonte.

Debat me tone të ashpra ka vijuar  ku Astrit Patozi dhe Agron Gjekmarkaj nuk i kanë kursyer akuzat dhe ofendimet ndaj njëri tjetrit.

Fillimisht ka qenë Patozi ai që ka akuzuar kandidatin e PD se në vitin 2017 i dërgonte mesazhe kryeministrit Rama ku i ankohej për Lulzim Bashën, ndërsa më pas Gjekmarkaj i është drejtuar me terma fyes Patozit.

Pjesë nga debati në Real Story në News 24:

Patozi: Në 100 vjet rresht nuk kam asnjë njeri të rreshtuar majtas, por kjo nuk do të thotë që nuk kam respekt për të majtën. E majta në Shqipëri është një faktor i rëndësishëm politik.

Gjekmarkaj: Tani ti mendon se je më i djathtë se unë?

Patozi: Jo mo jo, ti je më i djathtë se të gjithë të tjerët. Si mund të jem unë më i djathtë se ti mor burrë?

Gjekmarkaj: Mendon se je më i djathtë se unë nga pikëpamja historike?

Astrit Patozi: Agron, në vitin 2017 ke qenë legjendë urbane, sepse i shkruaje mesazhe cdo ditë, e zgjoje nga gjumi Edi Ramën, dhe i qaje hallet për Luolzim Bashën, që të kishte lënë jashtë listës dhe kishe hallin e Dekanit. Ky është një fakt.

Agron Gjekmarkaj: Kjo është diskutim banal, prej një njeriu ordiner, që po shpif, po gënjen. Mos më drejto gishtin, mos më bëj shenja prej gishti, prej cubi, se s’të llogaris fare për burrë, mos shpif, mos gënje.

Mesazhet e Edi Ramës haji dhe piji vetë. Unë s’e kam për turp, me Edi Ramën kam pirë dhe verë. Unë i kam pasur hapur me të gjithë marrëdhëniet, sepse kam qenë analist. Mos m’u hiq si garip sepse s’më impresionon për asgjë.

Patozi: Të gjithë jetën time s’kam qenë kurrë garip, kam respektuar shumë njerëzit e shtypit, edhe kur s’e kanë merituar. Por tani s’je në rolin e një analisti, por në rolin e një politikani të keqpërdorur prej shumë vitesh. Mua ti Agron nuk më bën dot…

Agron Gjekmarkaj: Nëse kam çuar mesazh Edi Ramës, ku e din ti, të ka thënë Rama?
Patozi: Po cfarë rëndësie ka tani.

Gjekmarkaj: Jo, ka rëndësi, mos shpif në këtë mënyrë se është ordinere kjo që bën ti.
Astrit Patozi: Për atë që thashë mbaj përgjegjësi, sepse është e vërtetë.

Agron Gjekmarkaj: Ti je i pacipë, je i pacipë morë burrë, si flet me këtë gjuhë, të të vijë turp. Ti po përdoresh në mënyrën më të pistë.

Astrit Patozi: Ti Agron do të bësh atë që ju bëni në Elbasan, sepse ti kërkon patjetër që të krijosh një sherr, të bësh përplasje. S’ta jep garanci.

Agron Gjekmarkaj: Ti po shpif mor zotëri, ti gënjen në mënyrën më të pacipë, sepse je garuzhdja e Edi Ramës në opinionin publik. Është e drejta jote, por unë s’të lejoj të gënjesh për imazhin tim. Kush je ti ta bësh. Je një gazetar mediokër.

Astrit Patozi: Kohën time ta marri ky.

Agron Gjekmarkaj: Ti ke hyrë si anonim në politikë, PD të ka dhënë emrin, ke emrin Astrit Patozi.

Astrit Patozi: Mjafton të flasë ky, kjo është Partia Demokratike.

Agron Gjekmarkaj: Ju jeni karikatura të Edi Ramës. Ti je njeriu që ke ardhur për të shpifur e gënjyer. Të të vijë turp. Si shpif në këtë mënyrë, si s’të vjen turp.

Astrit Patozi: Skema e Elbasanit është që po u zunë dy veta, perceptimi që krijohet thuhet se e kanë fajin të dy palët. Unë s’ta jap këtë shans, do të mbroj pikëpamjet e mia.
Agron Gjekmarkaj: Ti mbro veten dhe pikëpamjet e tua, por nos shpif, mos shpif mor zotëri.

Astrit Patozi: Ti je i njëjti person. Mjafton të marrësh vetëm gjërat që ke thënë e shkruar, lëri mesazhet se janë gjë tjetër.

Agron Gjekmarkaj: Do them ndonjë fjalë që se mban dot. Je ordiner mor burrë. Është turp, është skandal. Si shpif në këtë mënyrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.