E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD e shoh si opozite dhe SHQUP tepsie
Sot

PD e shoh si opozite dhe SHQUP tepsie

Bledian Koka

Kam ndjekur me kujdes deklaratat nga brenda gardhit te PD-se qe thone se debati duhet te behen brenda strukturave, brenda partise, dhe jo ne publik, ne televizione e media. Kjo mendesi klienteliste dhe militantesh eunuk eshte tipike me per ata grusht mizash qe jane pajtuar me nocionin se PD ( kjo pasuri kombetare), tashme eshte thjeshte nje ndermarrje personale me karakter “akullnaje” apo “toke e shenuar” dhe asgje me shume. E para…. Debati mund dhe duhet te ishte zhvilluar separi ne strukturat e partise, po ku? Ne kryesine qe nuk mblidhet prej muajsh, ne Keshillin Kombetar qe nuk lejohet te funksionoje apo ne mendjen e izoluar te kryetarit te vetngrire?!… Debati per PD-ne eshte debati per opoziten qe do kemi tani e 4 vjet dhe opozita nuk eshte vetem nje strukture, nje SHQUP apo nje kafe ne PD. Debati per PD-ne na takon te gjitheve dhe ne e duam publik. Prandaj une sot jam i rreshtuar ne krah te atyre qe e prodhojne debatin ne publik dhe jo ne krah te atyre qe e anatamojme kete debat si eunuke politike e qe duan qe mundesisht ai debat te mos ndodhe. Prandaj une jam sot pro atyre qe PD-ne e shohin si une, OPOZITE, dhe jo ne krah te atyre qe SHQUP-in si tepsi. Per mua debati ne PD nuk eshte nje çeshtje e brendshme, por nje çeshtje kombetare per shkak te fatkeqesise shqiptare qe eshte vetngrire aty. Per ju qe e drejtoni debatin publik ne PD, keni te gjithe admirimin tim. Per ju qe e konsideroni debatin te panevojshem keni te gjithe mallkimin tim per nenshtrimin tuaj pa kushte se kellqe nuk keni. Per ju qe e doni PD-ne si opozite keni te gjithe mbeshtetjen time. Per ju qe e doni SHQUP-in si tepsi keni te gjithe neverine time…
p.s…PD-ja i humbi zgjedhjet dhe per kete fajtor eshte vetem Lulzim Basha…, per gjithçka tjeter ka Mastercard!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.