Debati që nuk duhet të humbim…
Ka disa debate që mund të behen në PD.
Debate të mëdha e debate të vogla.
Unë mendoj se,Debati i madh që sot duhet bërë,është debati se si duhet të korrigjohen,forcohen dhe perfeksionohen Rregullat e Lojes.
Debati i madh që sot kerkojnë qytetaret dhe demokratët nga cdo skaj i vendit është se si duhet të garantojmë perfshirjen e vullnetit të antareve në vendimarrje,se si duhet të garantohen kontributet,se si duhet të mbrohen e promovohen karrierat e pergjegjesitë.
Debati i madh në PD sot duhet të jetë se si të kufizohen vullnetet subjektive në vendimmarrje.
Debati i Madh është debati për të garantuar e respektuar bashkejetesen me rregulla loje..duke shenjtëruar Votën si të vetmin çmim për karrierat e pergjegjesitë e perfaqesimin në cdo nivel.
Çdo debat tjetër lidhur me emra individësh është debat legjitim për interesat e individeve por është një debat i vogël,që nëse trajtohet me rëndësi disproporcionale rrezikon të prishë Debatin e Madh,debatin e parimeve rregullave të lojës për të cilat sot PD ka një nevojë jetike.
Të jemi realistë.
Demokratet,ata që gjatë verës së shkuar votuan për kryetarin e partisë percaktuan timonierin e partisë për 4 vitet e ardhshme.
Të jemi racionalë.
Debati i Madh që vlen të behet sot është mbi Busullen se si ky timonier do ta drejtojë Partinë per 4 vitet në vijim.
Rasti për këtë Debat të Madh e Jetik është Kuvendi Kombetar…është një mundesi të cilen nuk duhet e nuk mundet ta shperdorojmë,
është një debat që nese e zhvillojmë me pjekuri ndershmeri dhe hapur..,do të na nxjerrë të bashkuar e më të fortë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



