E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dejvis Rustemaj,dënuar më parë për vjedhje me dhunë, kanosje, plagosje dhe armëmbajtje pa leje
Uncategorized

Dejvis Rustemaj,dënuar më parë për vjedhje me dhunë, kanosje, plagosje dhe armëmbajtje pa leje

Atentatori tek Komuna e Parisit, njeriu që kërcënoi për borxhin e të dashurës dhe mori plumbin në pulpë

Nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit, Dejvis Rustemaj, i arrestuari në Vlorë për atentatin e 3 gushtit ndaj Mariglen Hoxhës tek “Komuna e Parisit”. Ai është dënuar më parë për vjedhje me dhunë, kanosje, plagosje dhe armëmbajtje pa leje dhe ka një dosje të trashë në Policinë e Shtetit.

Rustemaj ka kanosur me armë djalin e një biznesmeni në 20 shtator 2015, në rrugën “Mine Peza”, pasi pretendonte se ai i kishte 15 mijë euro borxh, të dashurës së tij. Djali i biznesmenit të njohur, Ilias Fishekut, e ka denoncuar në Polici, Rustemaj, për këtë ngjarje.

Mësohet se pas kësaj Rustemaj u dënua.

Por, në maj të këtij viti, Dejvi Rustemaj sërish ka përfunduar në kronikat e policisë. Ndaj tij u bë atentat ndërsa ishte në një bilardo në Kinostudio dhe u plagos në këmbë nga dy persona të maskuar me motor që tentuan ta vrisnin, sipas tij. Policia shpalli në kërkim një 31-vjeçar për atentatin.

Rustemaj, sot me pranga, pritet të japë dëshminë se cilat qenë arsyet që e shtynë të tentonte të ekzekutonte Mariglen (Lorenc) Hoxhën.

FOTO/ Organizatori i vrasjes tek ‘Komuna e Parisit, në krah të ekzekutorit
Zbulohet fotoja e organizatorit të dytë të atentatit te “Komuna e Parisit”, ku mbeti i plagosur Mariglen (Lorenc) Hoxha.

Ai është Klajdi Kodra, person i dënuar më parë me burg për një ngjarje në vitin e shkuar. Kodra ishte i lirë, edhe pse në gusht të 2016 plagosi dy vëllezër po te “Komuna e Parisit” për një borxh, shkruan panorama. Bëhet fjalë për Flamur Cullajn dhe vëllanë e tij. Me sa duket, Kodra është i forti i “Komunës së Parisit”, pasi një vit më vonë u bë sërish protagonist, së bashku me Dejvi Rusmeajn.

Gjithashtu, Kodra është plagosur edhe në vitin 2013, gjatë një konflikti te “Komuna e Parisit” si edhe është arrestuar mbi pesë herë nga Policia për vepra të ndryshme penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.