E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata /Berisha e pranon se Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar i PD: Nuk ka rëndësi që ai nuk më njeh mua si kryetar partie!
Politikë

Deklarata /Berisha e pranon se Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar i PD: Nuk ka rëndësi që ai nuk më njeh mua si kryetar partie!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Open” se Gazment Bardhi është kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Pas kësaj deklarate, drejtori i News24, Robert Rakipllari, i ftuar në panel, u shpreh se ky i fundit nuk e njeh Berishën si kryetarin e Partisë Demokratike, por sipas ish-kryeministrit kjo nuk ka rëndësi.

Pjesë nga diskutimi:

Berisha: Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar i PD…

Rakipllari: Po ai nuk ju njeh ju si Kryetar Partie…

Berisha: Tjetër problem ai, po flasim për Grupin.

Rakipllari: Po nuk është më vete…

Berisha: Po shkon drejt unifikimit.

Rakipllari: Ai do u njohë ju si kryetar?

Berisha: Rendësi ka cilin njeh partia kryetar, dhe partia njeh Sali Berishën!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.