Deklarata e Kadaresë për Teatrin, reagon Veliaj: Ikonë e mendimit modern, e falenderoj publikisht
Kryebashkiaku Veliaj ka pershendetur qendimin e mbajtur nga shkrimtari i madh Ismail Kadare, lidhur me Teatrin Kombëtar, teksa ne nje parathenie libri te vitit 2008, thekson nevojën për një teatër të ri dhe se godina aktuale nuk është gjë tjetër veçse një ndërtesë e përkohshme, që pushtuesit italianë e kishin sajuar për zbavitjen e ushtarëve.
“Njerëzit e mëdhenj janë si Ismail Kadare! Nuk është njeri i madh dikush që thotë: Ah, unë jam shumë i madh, nuk përzihem me këto muhabete! Jo, një njeri i madh i prek gjërat me dorë, një njeri i madh përzihet dhe jep opinionin e vet, një njeri i madh nuk është një njeri asnjanës, pa bindje. Ti mund të jesh asnjanës, pa parti, por ke bindje. Ke bindje nëse duhet ta lëmë qytetin të degradojë apo ta çojmë përpara, nëse duhet të ndërtojmë shkolla të reja apo nëse do të vazhdojmë të rrimë në padije dhe në injorancë. Unë dua ta falenderoj publikisht të madhin Ismail Kadare, ikonën e mendimit modern shqiptar, për mbështetjen për një teatër të ri”, tha Veliaj.

Ne parathenien e librit te Mid’hat Frasherit, plot dhjetë vjet më parë Ismail Kadare shkrimtari do të shprehej se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që s’ka një teatër dhe se ngrehina aktuale e Teatrit Kombëtar ka shërbyer për të argëtuar ushtarët italianë në kohën e pushtimit.
“Teatri Kombëtar i sotëm, ish-Teatri Popullor i kohës së komunizmit, i cili quhej dikur kinema “Kosova”, nuk ka qenë veçse një ndërtesë e përkohshme, nga ato që ushtria italiane i përdorte për zbavitjen e trupave të saj”- shkruante Kadare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



