Deklarata mediokre e Cavalerës duhet dënuar me termat më të ashpër
Deklarata e Genovefa Cavelaras, një burokrate e nivelit të ulët të BE-së, e cila justifikon se nuk ka probleme që vonohet drejtësia për dhjetëra mijëra shqiptarë se mungesa e “Gjykatës së Lartë është një cmim që duhet paguar” prej tyre, është një deklaratë skandaloze, e papranueshme, dhunim i hapur i të drejtave themelore të njeriut, dhunim i demokracisë dhe standardeve themelore të BE-së.
Cavalera është gjithashtu përgjëgjese direkte për gjendjen ku jemi, sepse kjo reformë mediokre u hartua dhe u mbrojt prej ekipit të saj, të cilet ishin aq të paaftë sa as nuk menduan e parashikuan pasojat shkatërruese të zbatimit në praktikë të propozimeve të tyre mediokre per reformë.
Deklarata e sotme e Cavaleres duhet dënuar me termat më të ashpër. Ndërkohë, i duhet kërkuar Presidentit të BE-së dhe Presidentit të Komisionit Europian të distancohen menjeherë nga qendrime të tilla të papergjegjshme, të cilat inkurajojnë dhe justifikojnë shkatërrimin e sistemit të drejtesisë, duke i sjellë dëme të mëdha shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



