E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dekreti i Metës për Teatrin dhe a duhen ndryshime në Qeveri? Ruçi përgjigjet
Politikë

Dekreti i Metës për Teatrin dhe a duhen ndryshime në Qeveri? Ruçi përgjigjet

Nje dite pasi konferenca e Kryetareve vendosi shtyrjen per ne seancen e dates 20 shtator, te dekretit te presidentit Meta per Teatrin, kryeparlamentari Ruçi ne nje bashkebisedim me gazetare ka theksuar se kjo nuk ishte shtyrje, por pergjegjshmeri parlamentare.

“Përgatitëm draft-kalendarin. U kërkua një javë kohë për ligjin për Teatrin. S’është shtyrje por përgjegjshmëri. Mos të harrojmë kemi një impenjim edhe nga Komisioni Evropian. Është fare normale që të diskutohet”-tha ai.

 

 

Pyetur nese do ta votoje apo jo shumica kete dekret, Ruci nuk ka preferuar te beje asnje koment, duke thene se aty nuk eshte ne emer te shumices, por si kreu i Kuvendit.

“A do e miratojë mazhoranca? Këtë nuk e di. Të presim me maturi”- tha ai.

Pyetur nese ai mendon se duhen apo jo ndryshime ne qeveri, Ruci dha kete pergjigje:

“Kur trajtoj problemin e kontrollit, Kuvendi kontrollon qeverinë, në të gjitha aspektet, edhe proceduriale, dhe në instrumentet parlamentare dhe kam qenë rigoriz të korrigjojmë cfarë nuk kemi bërë mirë mes dy pushteteve. Per ndryshime në qeveri nuk është detyra ime, si kryetar i kuvendit une do të mirëprisja që instrumentet pralamentarë, interpelancat, mocioni për debat, i besimit apo mosbesimit, në momentin dhe kohën që të kërkoheshin une do të ushtroj gjithë kompetencat e mia, qe keto te kryhen”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.