Del videoja/ Drejtoresha e “Sami Frashërit” kërcënon gjimnazistët të mos shkojnë në protestë
Teuta Dobi, Drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri” ka zhvilluar një mbledhje me senatin e shkollës ku deklaron se do përpiqet me jetën e saj që askush nga gjimnazistët të mos marrë pjesë në protestë.
Në videon e siguruar nga “BW”, herë me tone miqësore, duke i folur si ‘shoqe’ por herë në pozitat e titullares, ajo lexon thirrjet e bëra në rrjetet sociale, për pjesëmarrjen në protestën e sotme.
Dobi shprehet:
Jua garantoj me jetën time, se unë nuk do lë asnjë këmbë nxënësi që të dalë atje, sa ka mësim”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


