Demalia apel mediave: Hiqini urgjentisht! Po të jenë shqiptarët kaq të shquar, s’do ishin kaq të shqyer
Në një shënim në Facebook, analisti Ilir Demalia u është drejtuar mediave me një apel, ku kërkon që të hiqen nga përdorimi fjalët “i shquar, i madh, i mirënjohur, me famë botrore(në një Hajat të Ballkanit) maestro, gjenial, vënd e pa vënd”.
“Duke i fërkuar kurrizin njëri-tjetrit, kemi inflancionuar çdo vlerë reale, morale si pavlefshëmëri edhe në infalcionimin edhe dekorimeve si “Flamuri Kombëtar” “Nderi Kombit” “Nënë Tereza” e me radhë”, shprehet Demalia, ndërsa nuk mungon edhe ironia.
“Po të jenë si shoqëri shqiptarët kaq shumë të shquar, nuk do të ishin kaq shumë të shqyer”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Piedestale gënjeshtrash dhe monumente imoraliteti!
Media e shkruar dhe vizive, urgjentisht duhet të filloj të heqi nga përdorim prapashtesat, i shquar, i madh, i mirënjohur, me famë botrore(në një Hajat të Ballkanit) maestro, gjenial, e.t.c, vënd e pa vënd, duke i fërkuar kurrizin njëri-tjetrit, kemi inflancionuar çdo vlerë reale, morale si pavlefshëmëri edhe në infalcionimin edhe dekorimeve si “Flamuri Kombëtar” “Nderi Kombit” “Nënë Tereza” e me radhë.
Po të jenë si shoqëri shqiptarët kaq shumë të shquar, nuk do të ishin kaq shumë të shqyer.
Kjo bëhet edhe më e rëndë kur turpe të kombit bëhen “Nderi Kombit”!
Edhe më e rëndë kur njerëz që kanë lyer duart me gjakun e shqiptarëve nderohen si “Ndere Kombi” e me radhë!
Edhe më e rëndë, kur antivlera trumbetohet si vlerë!
Kjo përzjerje e vlerave me antivlerat, e moralit me imoralitetin, e kriminelëve me viktimat ka sjellë këtë gjendje të rëndë, ku as kush nuk e sheh dhe ndjen më në gropën e m. . . që ka rënë, por krekoset mbi kodrën e plehut që ka ngritur vetë mungesa e raportit dhe kritereve të vlersimeve, në pavlefshmërinë si shoqëri që jeton mbi piedestale gënjeshtrash dhe monumente imoraliteti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



