E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Demalia –artistëve: Arti i varur nga shtetit nuk është i lirë dhe nuk krijon vlera, ja ç’ duhet të bëni
Sot

Demalia –artistëve: Arti i varur nga shtetit nuk është i lirë dhe nuk krijon vlera, ja ç’ duhet të bëni

Teksa vijon të mbetet ende i nxehtë debate për ‘Çështjen e Teatrit’ Ilir Demalia nuk i kursen replikat për artistët.

Në një tjetër reagim ai shkruan se artistëve duhet tu dhimbset vetja për mjerimin e tyre si intelektualë më shume sesa prishja e godinës, për të cilën thekson se nuk është dakord që të prishet.

Më tej ai e lidh situatën e artistëve me atë të diktaturës ku shkruan se edhe sot arti vijon të jetë i varur nga shteti, nuk është as i lirë dhe as nuk krijon vlera.

“Kjo është ajo çfarë duhet të bëjnë artistët në Shqipëri në qoftë se duhet të shërbejnë si ndërgjegjësim e kurajo qytetare, si avangarde e mendimit intelektual dhe si vizion estetik dhe etik për vlerat dhe ruajtjen e tyre. Kultura është e lirë ashtu si dhe arti ku zhvillohet kultura. E imponuar dhe e kontrolluar nga shteti, ajo përfundon si vetë godina Teatrit”, shkruan Demalia.

Reagimi i plotë:

Arti i varur nga shtetit dhe i drejtuar nga shteti nuk është as i lirë dhe as nuk mund të krijoj vlera.

Sartri ka shkruar se ka tre llojë shkrimtarësh: “Shkrimtarë që shkruajnë për Zotin, shkrimtarë që shkruajnë për vete, dhe shkrimtarë që shkruajnë për të tjerët”.

Meqë këto ditë është ky debat i Teatrit dhe një patetizmi ( jo për prishjen e Teatrit që në asnjë mënyrë në mendimin tim nuk duhet prishur, jo vetëm si histori e Teatrit, por edhe e Tiranës tashmë të masakruar) të aktorëve që më shumë se Teatri duhet ti dhimbset vetja, për mjerimin e tyre si artistë, intelektualë, e këtu futet sigurisht dhe shkrimi i scenaret e filmave, librat të bërë drama e dramat te vëna në çfaqje, lind pyetja, për kë shkruajtën shkrimtarët dhe lujtën artistët gjatë regjimit komunist?

Për Zotin shkruhej si nje djall. Ishim i vetmi vend ateist ne botë dhe dënoheshe po te predikoje Zotin apo fenë. Kelrikët paraqiteshin si vrasës dhe armiq teë atdheut.

Për vete nuk mund të shkruhej se ajo i lejohej vetëm Zeusit me “Vitet e vegjëlisë”.

Për të tjerët, e kjo domethënë për problemet reale shoqërore, varferinë, izolimin, diktaturën, persekutimin, burgjet, nuk lejohej të shkruhej. Interpretohej, shkruhej, pasqyrohej i gjithë arti që populli shqiptar i Republikës Socialiste të Shqipërisë ishte më i lumturi në botë.

Kujt i shërbeu tërë ai art ne regjimin komunist por edhe sot po e njëta gje në formë tjetër?

Arti i varur nga shtetit dhe i drejtuar nga shteti nuk është as i lirë dhe as nuk mund të krijoj vlera.

Kjo është ajo çfarë duhet të bëjnë artistët në Shqipëri në qoftë se duhet të shërbejnë si ndërgjegjsim e kurajo qytetare, si avangarde e mendimit intelektual dhe si vizion estetik dhe etik për vlerat dhe ruajtjen e tyre.

Kultura është e lirë ashtu si dhe arti ku zhvilohet kultura. E imponuar dhe e kontrolluar nga shteti, ajo përfundon si vetë godina Theatrit.

Deri në sot nuk e kanë bërë.

Ajnshtajni deri momentin që zbërtheu atomin quhej shkenctar, Kur kundërshtoj bombën atomike quhej intelektual.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.