E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denis Dyrnjaja/Dua të jem ambulant!
Sot

Denis Dyrnjaja/Dua të jem ambulant!

Dua të kem diplomë dhe të mbaroj të gjitha ciklet e shkollave që ekzistojnë edhe pse nuk di asgjë, jo se nuk mundem, por se përtoj të lexoj. Mundësisht të kem edhe ndonjë Master se doktoratura nuk besoj se do më duhet se dhe po m’u desh e marr.

Dua të jem i suksesshëm dhe i njohur dhe përdor të gjithë aftësitë e mia për të fshehur paaftësinë, sigurisht që do t’ja arrij. Dua të jem dikush që të marr vëmendjen e të tjerëve dhe për këtë më ndihmojnë sivëllezërit dhe simotrat e kategorisë sime, jemi shumë dhe ndërveprojmë në funksion të njëri tjetrit.

Dua të përhap mendimet e mia bajate dhe të tjerët të më shohin si etalon suksesi, kam mediat, portalet dhe revistat që do ma mundësojnë pa asnjë mundim, madje me akses të paimagjinueshëm. Kam besim se do jem shpesh kopertina e tyre. Kam nevojë të ndjehem komod(e) në injorancën time dhe jam se çdo gjë them mërzit shumë pak vetë, sepse shumica janë si unë dhe më shumë do bëhemi në të ardhmen.

Ata që dinë na kanë zili se nuk kanë suksesin tonë, famën dhe pasurinë tonë. Jetojmë në kohën e shkollimit ambulant, punësimit ambulant, suksesit ambulant. Jetojmë në kohën e kioskëzimit të mendimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.