E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncime, incidente dhe probleme me kutitë e votimit/ Celibashi jep detaje mbi ecurinë e procesit zgjedhor
Politikë

Denoncime, incidente dhe probleme me kutitë e votimit/ Celibashi jep detaje mbi ecurinë e procesit zgjedhor

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka treguar raportin me ecurinë e procesit zgjedhor deri më tani. Celibashi ka zbuluar të gjithë problematikat që janë evidentuar. Ai bëri me dije se në Fierzë dhe Shijak ka pasur ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike. Gjithashtu ka pasur probleme me sasinë e fletëve të votimit në Fier dhe Peqin.

Në dy qendra votimi ka pasur probleme me kutinë e votimit. Janë regjistruar dy incidente, një në Fushë Krujë dhe një tjetër në Dibër. Ka pasur gjithashtu denoncime në aplikacionin e KQZ-së që lidhen me parregullsi të veprimeve të anëtarëve të komisionit, të sistemit PEI dhe aksesimin e disa personave të paautorizuar në disa qendra votimi.

“Ka patur ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në Fierzë dhe Shijak. Kemi patur probleme me sasinë e fletëve të votimeve në Fier dhe Peqin.

Dy qendra votimi kanë patur probleme me kutinë e votimit. Kemi një raportim që vjen direkt nga qendrat e votimit mbi numrin e zgjedhësve që kanë qenë prezentë në orët e para të mëngjesit 21 %. Nga komunikimi me policinë e Shtetit kemi 2 incidente një në Fushë Krujë dhe një tjetër në Dibër.

Kemi disa raste denoncimesh. Janë 14 denoncime të adminstruara deri tani nga KQZ nëpërmejt aplikacionit.

Lidhen me parregullsi me veprimet e anëtarëve të komisioneve të PEI, probleme aksesimi në disa qendra nga persona me aftësi të kufizuar si në Kamëz, Selenicë, Dropull. Kemi marrë denoncime për bojën matrikulluese dhe prezencën e paautorizuar pranë objekteve të votimit.

Kemi patur një shqetësim të ngritur për procesin e votimi elektronik në Elbasan.

Fletët e votimit në Tiranë janë të shënjuara”, shprehet Celibashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.