Denoncimi/ “Shkolla e Magjistraturës shkel ligjin e vettingut, bën në fshehtësi të plotë testimin e…”
“Shkolla e Magjistraturës është vënë në shërbimin politik të Edi Ramës për të ndikuar vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke rrëzuar një nga shtyllat kryesore të reformës në drejtësi”.
Keshtu u shpreh sot ne nje deklarate per mediat deputeti i PD Gent Strazimiri, i cili tha se “në kundërshtim me ligjin e vettingut, Shkolla e Magjistraturës ka zhvilluar testimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit në fshehtësi të plotë, pa transparencë dhe pa asnjë njoftim publik”.
“Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë proces të rekrutimeve të reja në sistemin e drejtësisë që është i korruptuar, jo transparent dhe i ndikuar politikisht”, tha ai.

DEKLARATA
Ky proces i drejtuar nga kamikazi i Edi Ramës në Shkollën e Magjistraturës është jetik për të ardhmen e sistemit dhe mungesa e transparencës është shenjë e qartë se po zbatohet projekti i Edi Ramës për kapjen e drejtësisë përmes emërimeve të reja.
Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për mungesën e transparencës në këtë proces jetik për garantimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe eficencën e tij.
Shkolla e Magjistraturës ka detyrimin të informojë publikisht për datën e zhvillimit të këtij procesi. Testimi i aftësive profesionale për gjyqtarët dhe prokurorët e rinj në shkelje të ligjit të vettingut dhe në mungesë të plotë transparence është treguesi që procesi është i korruptuar dhe i deformuar dhe që po zhvillohet nën ndikimin e plotë të Qeverisë.
Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë proces të rekrutimeve të reja në sistemin e drejtësisë që është i korruptuar, jo transparent dhe i ndikuar politikisht.
Shmangia e ndikimit politik mbi sistemin e drejtësisë dhe eleminimi i kulturës së pandëshkueshmërisë, si qëllime madhore të Reformës në Drejtësi, janë e vetmja mënyrë për të siguruar një sistem drejtësie për qytetarët dhe që mbron të drejtat dhe liritë themelore të tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



