E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncohet tenderi i Klorit  2 ML eru për ujin nga biznesi
Sot

Denoncohet tenderi i Klorit 2 ML eru për ujin nga biznesi

Klori që i hidhet ujit në ujësjellës është një biznes i përvitshëm që bën drejtori i Erion Veliajt në UKT.

Elton Kacidhja e ul siparin e tenderave me këtë aferë gjigande, frytet e të cilës parashikon t’i marrë në javën e parë të vitit 2024. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje Poliklorur Alumini 10±0.5 %” me fond limit 770 milionë lekë. Gara për këtë tender është shpallur në datë 19 dhjetor 2023, qëllimisht për të t’u zhvilluar në limitet e vitit kur askush nuk e ka mendjen tek abuzimet e zyrtarëve.

Dhe zyrtarisht tenderi do të mbahej në janar të vitit 2024. Por, me sa duket ky proces do të shtyhet, për shkak se më datë 21 dhjetor 2023 është bërë një denoncim.

Ka qenë firma “Albania Distribution Chemical”, me administratore Mamica Jançen që ka nxjerrë në dritë manipulimin e dokumenteve të tenderit. “Tenderi ka kritere diskriminuese dhe duket qartë që është hartuar posaçërisht për fitues të paracaktuar nga UKT”, theksohet në ankesën e operatorit ekonomik.

Ndërsa më poshtë renditen më specifikisht, kushtet e shpikura nga Kacidhja, që kanë sjellë deformim të konkurrencës, për ta dhënë tenderin pa garë.

Ankimuesi shprehet se kompania e tyre nuk ka distributor të vetin që lidhet drejtpërdrejtë me prodhuesin, por ka ndërmjetës  mes distributorit dhe fabrikës. Prandaj, në këtë rast duhet të kërkohet vetëm autorizimi nga distributori që është i autorizuar.

“Në këtë kuptim Komisioni gjykon se për shoqëritë të cilat kanë për objekt veprimtarie vetëm tregtimin e produkteve që do të prokurohen, nuk kanë domosdoshmërisht detyrimin të pajisen me certifikatën 45001:2018. Kërkesa e autoritetit kontraktor për disponimin nga ana e operatorëve ekonomikë të certifikatës 45001:2018 ose ekuivalente duhet të hiqet nga kriteret për kualifikim. Vendosja e një kriteri të tillë ndikon në uljen e konkurrencës midis operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procedurat e prokurimit, gjithashtu nuk është në proporcion me objektin e prokurimit dhe në funksion të realizimit me sukses të tij”, konstatohet në denoncimin e bërë në Komisionin e Prokurimit Publik.

Gjithashtu Komisioni njoftohet se, AK nuk mund të kërkojë referencë konkrete nga operatorë që kanë lidhje me laboratorët jashtë vendit.

Sepse i diskriminon duke i vënë në vështirësi me kohën dhe shtesat financiare, të paktën në ato raste kur këta operatorë dorëzojnë të gjitha certifikatat e tjera të nevojshme.

“Përsa më sipër autoriteti kontraktor duhet të modifikojë kriterin, për institucionet e huaja që kanë kapacitete për kryerjen e këtyre lloj analizash toksikologjike nuk ka referuar asnjë laborator konkret ku mund te drejtohemi, por edhe sikur të kishte referuar ndonjë prej tyre afatet kohore nuk mjaftojnë pasi operatorët ekonomikë duhet të shkojnë fizikisht në këto laboratorë, të cilat ndodhen jashtë Republikës së Shqipërisë, për të dorëzuar mostrat dhe ndërkohën analizimi i elementeve toksiokologjikë kërkon kohën e caktuar e cila tejkalon afatet e procedurës së prokurimit duke përberë kusht për skualifikim”, theksohet në denoncimin e kompanisë.

Pra, nga këto informacione që i janë dërguar KPP-së shihet se UKT nuk po përpiqet që të sigurojë klorin e duhur që do të përdorë për të pastruar mikrobet e ujit, por “lodhet” që të gjejë kritere të posaçme për që i përshtaten një kompanie që e kanë paracaktuar të fitojë.

Sakaq, duhet të theksojmë se ky prokurim është më i gjerë se kaq, duke pasur një fond limit 770 milionë lekë, me të cilat do të blihet jo vetëm klori përmes Lotit 3, por janë edhe dy lote të tjera.

Konkretisht; Loti 1:“Blerje Hipoklorit Natriumi 13-15%” me fond limit 69.474,375 lekë të reja dhe loti 2 “Blerje Acid Klorhidrik 30-33%” me fond limit 63.925,000 lekë të reja. Për të tria lotet fondi në total është 2 milionë euro.

Epo, shohim që qenka një aferë e madhe, ku me siguri Veliaj i ka dhënë Kacidhes porosi se si të veprojë. Kjo është kartolina e Vitit të Ri e UKT-së dhe e Lali Erit për qytetarët e Tiranës, që do të na vijë me zarfin e faturës së ujit! Po vjen uji i pijshëm (i konsumueshëm) dhe 24 orë pa ndërprerje!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.