E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denocimi: Veliaj shkel ligjin
Sot

Denocimi: Veliaj shkel ligjin

Ina K. Zhupa

Bashkia e Veliajt jep tenderin per “uniformat e policise bashkiake” nje biznesi nen sekuestro dhe me 1 te vetepunesuar!!!

Bashkia Tirane ka zhvilluar nje tender per prodhimin e uniformave te policise bashkiake. Kete tender me vlere rreth 100 milion lek, i eshte dhene nje biznesi i cili as nuk duhet te ishte pranuar per konkurim. Biznesi ne fjale, shoqeria “Vojsava Zenelaj” rezulton biznes nen sekuestro nga Drejtoria e Tatimeve (dokumentat me poshte). Person Fizik ( biznes i vogel) eshte subjekt me borxhe dhe nen bledhje me force dhe ka vetem 1 person te punesuar sipas dokumentave dhe asnje tjeter. Pra nje i vetepunesuar dhe nensekuestro kualifikohet si fitues per bashkine Tirane.

Ne hartimin e kontrates se shpallur te prokurimit per tenderin perkates , jane kryer shkelje ne kriteret ligjore per “pjesen e kapaciteteve ekonomike dhe logjistike te subjektit” qe eshte ne kundershtim me :
– Ligji “Për prokurimet publike”
– VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 (i ndryshuar ) Neni 26,27 .

Ky eshte rast flagrant i shkeljes se ligjit dhe abuzimit me parate publike. A eshte kjo nje skeme e perseritur sesi vidhet me tenderat publik? A menaxhohen parate ne Bashkine e Tiranes ne interesin privat te Veliajt dhe drejtoreve te tij per tu pasuruar?

Disa pyetje per Veliaj:
Cfare interesi ka Veliaj qe shkel ligjin?
Cfare lidhje perfitimi ka ai me biznesin ne fjale qe eshte ne sekuestro nga tatimet?
A pasurohet Veliaj nga tendera te tille? Sa te shpeshta jane te tilla tendera?

I bej thirrje prokurorise te hetoj dhe i drejtohem me keto pyetje: Kur do nis hetim nga ju per t’u denuar personat pergjegjes deri ne majen e hierarkise?
A do reagoje PPP Arta Marku ndaj te dhenave te perseritura per ceshtje penale te Erion Veliajt?

Dokumentat ne foto gjeni:
1. Dokument nga serveri i tatimeve qe biznesi eshte nen sekuesto dhe ka 1 te vetepunesuar.
2. Formulari i shpalljes se fituesit te tenderit nga Bashkia Tirane.
3. Preventivi i uniformave qe duhen prodhuar.
4. Ekstraktin e QKP qe verteton se biznesi ka vetem 1 te vetepunesuar, pra person fizik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.