E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Depueti i PD-së interpelancë me kryeministrin Rama për Open Balkan: Nismë e panevojshme, e hartuar në zyrën e Vuçiç!
Politikë

Depueti i PD-së interpelancë me kryeministrin Rama për Open Balkan: Nismë e panevojshme, e hartuar në zyrën e Vuçiç!

Shkatërron iniciativat komunitare

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, në interpelancën e thirrur ndaj kryeministrit Rama në lidhje me nismën Open Balkan, argumentoi nga Foltorja e parlamentit arsyet pse ky është një proces i dështuar dhe i panevojshëm.

Sipas Shehut, një nismë e tillë është hartuar në zyrat e presidenit Vuçiç dhe ka si synim krijimin e Serbisë së madhe.

Sipas deputetit të PD-së, rezultati i zgjedhjeve në Maqedoni, si dhe takimi i presidentit Vuçiç me homologun Putin është tregues i objektivave të Serbisë në rajon dhe tregues gjithashtu i dështimit të Open Balkan.

“Nuk ka mënyrë më të mirë se kjo të shkatërrosh nismat komunitare për rajonin tonë. Aq shumë u involvuat ju në këtë projekt sa parlamenti në Serbi përpara disa ditësh ua ktheu me duartrokitje të gjata. Kjo iniciativë nuk është përgatitur as në Ministrinë e Jashtme, as në zyrat e PS-së, as me dialog politik, as me faktorin ndërkombëtar, ajo u ndërtua mbi bazë nacionalizmi, me vizionin gjeopolitik të Serbisë.

Në fakt është e montuar si një ngrehinë e përbashkët me ide serbe. Kemi të bëjmë me një mbivendosje të të dy projekteve, atë të Serbisë së Madhe mbi një Jugosllavi të re. Ju zoti kryeministër u bëtë mbështetës i kësaj nisme. Koha i dha asaj një ngjyre të rrezikshme, jo vetëm për Prishtinën, por me hapjen e historisë me ‘tretjen’ e Kosovës. Ju zoti kryeministër u përfshirë në një projekt të rrezikshëm dhe jo të realizueshëm. U përfshirë në një nismë me një Kosovë të pabarabartë. Gjykoj se një cilësim të mirë për këtë nismë e ka dhënë ministri i jashtëm i Malit të Zi, se dëme të janë të mëdha. Përse hyjnë në punë ‘Ballkani i hapur’ përballë Shengenit të Ballkanit?

Kjo nismë nuk mund të kishte fund tjetër përveçse dështimin e saj. Ashtu si u pa dhe nga rezultati i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut nga takimi në Novisad dhe nga braktisja që së fundi presidenti Vuçiç i bëri konferencës suaj duke e lënë në vetmi. Ai si pjesë e unionit Eoro-aziatik preferoi Moskën dhe Putinin nga u kthye me garanci kundër Kosovës dhe rajonit dhe u kthye me premtime të mëdha ushtarake”, tha Shehu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.