E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetet e Kosovës ironi ‘draftuese’ me  Ramën
Politikë

Deputetet e Kosovës ironi ‘draftuese’ me Ramën

Deputetja e partisë “Guxo”, Jeta Statovci ka publikuar një fotografi bashkë me shefen e saj në Parlament, Mimoza Kusari-Lilën, ministren Artane Rizvanolli dhe Dejona Mihalin e Lëvizjes Vetëvendosje.

 Statovci ka publikuar një foto, ku shkruan ‘Duke draftuar…’, një ironi therrëse drejtuar si mesazh kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili dy ditë më parë propozoi tek kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, një draft statut për Asosacionin e komunave me shumicë serbe.

“Duke draftuar …”, ka shkruar Statovci.

 Kujtojmë se më datë 8 Qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zbuloi se ka bërë gati draftin për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të Kosovës. Ky draft, që synon zgjidhjen e krizës në Kosovë është hartuar pa marrë dakordësinë e kryeministrit Albin Kurtit.

 Kreu i Qeverisë shqiptare, pretendon se draftin që ka përpiluar vetë me ekspertë amerikane, ua ka dorëzuar Gjermanisë e Francës, si dhe në ditët në vijim do informojë edhe presidentin e KiE, Charls Michel. Ky dokument konfidencial, sipas Ramës nuk do të bëhet kurrë publik.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari, sipas tij, duhet të ketë pajtueshmëri mes palëve. Ai nuk e komentoi draftin e përgatitur nga Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.