E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Balliu sfidon ligjin, “Mercedesi” me 27 gjoba të papaguara
Sot

Deputeti Balliu sfidon ligjin, “Mercedesi” me 27 gjoba të papaguara

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Klevis Balliu, i njohur publikisht për denoncime ndaj qeverisë, rezulton të jetë një shkelës i përsëritur i rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas të dhënave të siguruara nga “MaShqip”, automjeti tip Mercedes me targa AB05PD, në emër të Fahri Balliut (babai i deputetit) dhe i përdorur prej Klevis Balliut, ka grumbulluar 27 gjoba të papaguara nga Policia Rrugore, me një vlerë totale prej rreth 87,500 lekësh të reja.


Referuar sistemit të Policisë Rrugore, gjobat – që variojnë nga 1,700 deri në 4,900 lekë për shkelje dhe kamatë-vonesa – janë vendosur pothuajse në të gjitha zonat e Tiranës: nga Astiri te Tregu i Fruta-Perimeve, nga Dyqani te Digicom, Oksigjeni, Megastore, Eurosig, Bulevardi, zona e Vilave, por edhe pranë bareve, kafeneneve dhe bizneseve të ndryshme, duke e kthyer kryeqytetin në një “hartë” shkeljesh.

Sipas të njëjtave burime, vetëm dy gjoba i përkasin periudhës korrik–dhjetor 2024, ndërsa 25 të tjera janë vendosur gjatë vitit 2025, çka tregon se shkeljet nuk kanë qenë as të rastësishme dhe as të përkohshme.

Pavarësisht se afati ligjor për pagesën ka kaluar, asnjë nga gjobat nuk është shlyer, ndërkohë që qytetarët e zakonshëm përballen me bllokim mjeti apo penalitete të menjëhershme për shuma shumë më të vogla. Në këtë rast, Policia Rrugore nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Ironia qëndron në faktin se deputeti Balliu paguhet nga taksat e qytetarëve dhe mban një mandat që kërkon respektimin e ligjit, por duket se ligji ndalon për të gjithë, përveçse për Mercedesin e deputetit. Një “rekord” që nuk kërkon hetim parlamentar, por thjesht një ndalesë te sporteli i pagesave.

Burimi: MaShqip

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.