E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD për Ramën: ‘Dhjaksi’, kur ndjen kërcënimin humb çdo arsye
Sot

Deputeti i PD për Ramën: ‘Dhjaksi’, kur ndjen kërcënimin humb çdo arsye

“Tmerri që e pushton e shtyn gjithnje e më shumë drejt harbutërisë të pushtetit që i jepet.
Dhjaksi i ka të domosdoshëm aksesorët. Është i paplotësuar prandaj.
I duhet një vizë “të ndjehet guximtar”. I duhet kostum me atlete të ndjehet i veçantë, për të bërë përshtypje, për t’u dukur”, shkruan demokrati nder te tjera.

Postimi i plote i Bocit:

DHJAKSI alias…
Dhjaksi gjithmonë hiqet.
Bën dhe merr poza trimi, por asnjëherë nuk ja mban. Hipokrizia është armatura më e mirë e perfeksionuar për shkak të mbijetesës.
Dhjaksi ka shumë etje për pushtet. Kjo për arsye të pasigurisë që ndjen në mënyrë permanente.
E rrethon veten me “çuna me tuta”, “me të fortë”, me “çuna me lekë” si elementë sigurie.
Dhjaksi është njeriu më bukëshkalë.
I përdor të gjithë për shkak të frikës që nuk i ndahet. I fut në sherr, i përplas dhe më pas bën “zgjidhësin e problemit”.
Dhjaksi nuk mban fjalë.
Shet miqtë shokët, sepse dikush i momentit i duket më i fortë se i mëparshmi.
Përdor çdo gjë që mundet për veten e tij. Mikun, komshiun, shtetin, gjykatën e çfarë të ketë në dorë.
Dhjaksi është propagandues “i shkëlqyer”.
Kapërcen nga dega në degë, mashtron, bën sikur, teatron e nuk skuqet e as zverdhet.
Dhjaksi nuk ka turp.
Sepse ka vetëm frikë. Shaje nuk i bën përshtypje. Foli seriozisht ai qesh. Vetëm kur ndjen kërcënimin humb cdo arsye.
Dhjaksi është gjithmonë arrogant.
Tmerri që e pushton e shtyn gjithnje e më shumë drejt harbutërisë të pushtetit që i jepet.
Dhjaksi i ka të domosdoshëm aksesorët. Është i paplotësuar prandaj.
I duhet një vizë “të ndjehet guximtar”. I duhet kostum me atlete të ndjehet i veçantë, për të bërë përshtypje, për t’u dukur.
Dhjaksi nuk as atdhe, as familje, as të ardhme.
Ka vetëm veten e tij dhe është i lidhur përjetësisht me frikën e tij.
Dhjaksi është njeriu më i pavlerë.
Largimi i Dhjaksit nga pushteti i tij i frikës, është detyrë qytetare.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.