E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD publikon fotot: Policia ka filluar të merret me ndërtim, transporton prej kohësh…
Sot

Deputeti i PD publikon fotot: Policia ka filluar të merret me ndërtim, transporton prej kohësh…

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, me anë të  postimi në Facebook ka ironizuar policë. Boçi shkruan se policia tashme merret dhe me ndërtim, duke postuar disa foto ku shihet një makinë me targa policie që transporton zhavorr.

“Makina e rëndë në foto e video që s’ka lidhje me policinë, mban targa policie. Duket si barcaletë me polica por është e vërtetë. Transporton prej kohësh zhavor, inerte siç duket në aksin TEG-Tr.  Se ç’lidhje ka policia me transport inertesh këtë vetëm A. Veliu mund të na e thojë”, shkruan ndër t ëtjera deputeti i PD në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË

POLICIA QË BËN TRANSPORT…
Ndodh edhe kjo!!!
Meqenëse policinë e kemi shumë nikoqire, ajo kujdeset për të gjitha e nuk le gjë prej gjëje t’i kalojë nën hundë….
E nuhat lekun.
Tipar vigjilence ky!
Merret me “prerje” hashashi.
Mbron krimin nga qytetarët.
Godet fëmijë e gra.
Tani çuditshëm po merret me ndërtim…
Makina e rëndë në foto e video që s’ka lidhje me policinë, mban targa policie.
Duket si barcaletë me polica por është e vërtetë.
Transporton prej kohësh zhavor, inerte siç duket në aksin TEG-Tr.
Se ç’lidhje ka policia me transport inertesh këtë vetëm A. Veliu mund të na e thojë.
Do Zoti transporton vetëm inerte se ku i dihet???!!!
Prit tani kur të shohim ndonjë maune me targa policie…me “miell”!!!

43346175_1263834857091439_2388763941342806016_n43358321_1263834850424773_1866796359701495808_n

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.