Deputeti i PD-së, Sula: Qeveria po pasurohet nga taksat e shqiptarëve
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka bërë me dije se 28 deputetë kanë bërë kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve.
Sula tha se qeveria ka interes vetëm të pasurohet duke marrë taksat e shqiptarëve, ekonomia e të cilëve është e rrënuar.
“Qytetarët mbajnë barrën duke rrënuar ekonominë e tyre. Qeveria pasurohet duke marrë para nga taksat e tyre. Kjo qeveri nuk ka sjellë asnjë risi dhe nuk ka mbrojtur konsumatorët. Pashë një përgjegjësi të lartë nga trajtimi i këtij problemi. Kemi binjden se do të luftojë drejtësia. Nismat që ka marrë qeveria janë thërrime apo fara luledielli për qytetarët”, ka thënë deputeti Dashnor Sula
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



