Deputeti i PD:Taulant, deklaro paratë që ke shpenzuar me Begon!
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri përmes një deklaratë për shtyp i është rikthyer akuzave për kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Strazimiri kërkon nga Balla të deklarojë paratë që ka shpenzuar në udhëtimet me charter, me mikun e tij trafikant, për sa kohë ligji i ndalon dhuratat e shtrenjta.
“Taulant Balla u vetëshpall njeriu i integrimi të shqipërisë në Bashkimin Europian, por krahu i djathtë i Ramës nuk ka dhënë ende përgjigje për 57 udhëtimet në Europë me Edmond Begon, mikun e tij trafikant ndërkombëtar droge. Taulant Balla nuk ka zbuluar ende se ku i ka gjetur paratë për të fluturuar me charter së bashku me Edmond Begon. Ligji e ndalon taulant ballën të marrë dhuratë mbi 100 mijë lek të vjetra, ndërkohë që fluturimi me charter kushton të paktën 30 mijë euro”, u shpreh ai.
Deputeti i PD-së thekson bashkëpunimin e ngushtë të Ballës dhe Begos në zonën e Elbasanit, ku nuk ngurron të theksojë se Edmond bego ka përfituar të paktën 14 milionë euro tendera.
“Bego ka marrë të paktën 14 milionë euro nga tenderat dhe punët publike, pavarësisht se ligji i ndalon të dënuarit të marrin tendera nga
Tenderat që ka marrë Edmond Bego gjatë këtij viti janë në zonën elektorale të Taulant Ballës. Taulant Balla nën akuzën publike të 3.4 milionë eurove të dërguara me Toyotta Yaris dhe me akuzat publike të oficerit Emiljano Nuhu është fytyra më e papërshtatshme për të përfaqësuar fytyrën e shqiptarëve ntë ndershëm në Bruksel”, thekson Strazimiri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



