Deputeti i VV rrëzon progandën e Ramës: Kosova prijëse në rajon, Shqipëria e fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se Shqipëria ka paga më të larta të mjekëve se në Kosovë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rrustemi ka paraqitur pagat e mjekëve specialistë në vendet e rajonit, dhe ajo që bie në sy është se Kosova i ka më të larta pagat se Shqipëria, të cilat arrijnë në 1100 euro në muaj, pagese e cila ka filluar që në muajin shkurt të 2023-shit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Rrustemi, ndryshe nga sa deklaroi Rama, Shqipëria ka pagat më të ulët në rajon për mjekët specialistë.
Postimi i plotë:
KM Rama tha sot se në Shqipëri rrogat e mjekëve janë më të larta se në Kosovë, Por, duket se nuk qëndron ashtu. Kosova me ligjin për pagat po del të jetë prijëse në rajon. 
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



