E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti kaubojs tallet me Noizyn
Sot

Deputeti kaubojs tallet me Noizyn

“Noizy i tallavasë me 5-vjeçare u jep mend mbi 10 mijë studentëve që s’kanë lekë…”

Ngjalli reagime të shumta një postim i reperit Noizy në profilin e tij në Instagram ku deklaronte se studentët duhet të dialogonin me kryeministrin Edi Rama.

Disa e mbështetën këtë deklaratë të reperit, ndërsa të tjerë kanë deklaruar se ai ka influencuar në këtë mënyrë tek fansat e tij të shumtë, pasi po i lutet për një leje ndërtimi të një hoteli në zonën e Currilave, kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.

Më pas reperi u detyrua të fshinte postimin dhe të bënte me dije se nuk është me asnjë parti politike, por se i mbështet studentët në kauzën e tyre.

Në lidhje me deklaratën e bujshme, kanë reaguar shumë personazhe të estradës shqiptare, por nuk kanë munguar as ata të politikës.

Eduard Ndocaj, kandidat për Bashkinë e Lezhës, i njohur ndryshe si deputeti kaubojs, ka ironizuar reperin me një video nga shkolla e Oroshit.

Ndocaj shkruan:

Noizy i tallavasë me 5 vjeçare u jep mend mbi 10 mijë studentëve që s’kanë lekë për të mbaruar studimet dhe i bashkohet velinës dhe bandës së edvinit me paturpësinë më të madhe.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.