E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Luan Baçi tregon listën me emrat e qytetarëve që policia e Fierit  shpalli në kërkim pse morën pjesë në protestë dje në bllokimin e rrugëve
Politikë

Deputeti Luan Baçi tregon listën me emrat e qytetarëve që policia e Fierit shpalli në kërkim pse morën pjesë në protestë dje në bllokimin e rrugëve

Drejtoria e policisë së Fierit, ka shpallur listën e ‘armiqve’ të pushtetit të cilët gjatë ditës së djeshme kanë protestuar dhe bllokuar rrugët në shenjë të mosbindjes civile, e thirrur nga opozita.

Listën e ka publikuar deputeti Luan Baçi i cili shkruan se, këto emra janë në dorën e policëve të Fierit të cilët kanë nisur shoqërimet dhe presionet ndaj tyre.

Reagimi i Luan Baçit:

Drejtoria e policisë Fier, ka ‘publikuar’ (ne fakt e siguruam konfidencjalisht) listën e anëtareve dhe drejtues të strukturave të Partisë Demokratike, protestues te rrethrrotullimi i Levanit dhe kane filluar shoqërimet dhe presionet ndaj tyre!

Gentian Koçi!

Robert Marku!

Sali Isufaj!

Artur Alibeaj!

Mikel Hoxhaj!

Emiljano Paja!

Arben Driza!

Eduart Spaho!

Mikel Berisha!

Pandi Tole!

Durim Refiti!

Kastriot Plaka!

Alush Pasha!

Hebet Selimi!

Dritan Dogani!

Enver Plaka!

Ylli Plaka!

Luan Baçi!

I bej thirrje policisë se pushtetit te Rames, drejtuesit vendor te policisë ne Fier, drejtorit te përgjithshëm te policisë dhe ministrit Hoxha, mos luani me zjarrin, mos na provokoni, protesta ne Levan ishte e ligjshme dhe nuk ka ndodhur asnjë incident, shume qytetarë që qarkullonin në rrugë, u bashkuan me protestën dhe shpërndarja u bë qetësisht!

Në qoftë se ndaloni demokratët dhe bëni presion mbi ta atëherë protesta do të zhvendoset të Drejtoria e Policisë, ose ne, ose ju!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.