E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti  Maliqi tallet me  Ramën :Gjenerali i ushtrisë së vdekur’
Politikë

Deputeti Maliqi tallet me Ramën :Gjenerali i ushtrisë së vdekur’

Deputeti i emëruar Lefter Maliqi përmes rrjeteve sociale është tallur keq me kryeministrin Edi Rama, i cili nga Burreli, paralajmëroi shkarkimin e Ilir Metës si President.

Rama tha se Meta ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë.

Ndërkohë Maliqi, në komentin e tij shkruan ‘së shpejti do të shihni në Ertv filmin ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’.

Në vijim Maliqi shkruan se Rama do jetë edhe President, edhe kryeprokuror, edhe kryepolici, edhe kryetar KQZ, madje edhe kryetar opozite dhe kryepiktor.

Reagimi i Lefter Maliqit:

Rama kërcënon Presidentin ske vend me ne ate zyre.Te dashur miq se shpejti do shihni në Ertv filmin Gjeneral i ushtrisë së vdekur.

Haha  Rama-President, Rama-Kryeprokuror, Rama-Kryepolic, Rama-Kryetar Kqz-je, Rama-Krye aktor, kryepiktor haha Luli, Monika ikni se Rama-Kryeopozitar haha

S’keni pare asgje, Rama Lideri Global e di se eshte Zoti. Mbaje veten kalores se ushtria e Rilindjes te do te forte, socialistet duan kalores tjeter se i ke zhgenjyer.

Mos u dorëzo Kalores ec perpara se po e ndjekim deri ne fund filmin tend Gjeneral i ushtrisë vdekur, do shohim pjesen e dyte Taulanti kërkon një moter, kurse ti Kalores bënë mirë të shohësh dy filma nëndetsja 105 dhe mqse je tre hapa para si kalores shiko dhe filmin vdekja e kalit.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.