E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti  Nard  Ndoka “pasurohet” nga portalet
Sot

Deputeti Nard Ndoka “pasurohet” nga portalet

Në një status deputeti  Ndoka i klasifikon të gjitha portalet njëlloj. Jo të gjitha genjejnë dhe bejnë propagandë partish e interesash i nderuar deputet…

Ne po te botojmë te plotë statusin tënd në FB:

Nard Ndoka

?Këto portalet tona i ka kapur virusi i klikimeve, si “sëmundje ngjitëse”: shpif apo gabon njëri portal dhe i referohen të gjithë tët tjerët!

Pa standarde, pa rregulla, pa vertetësi, pa konfirmim, pa asnjë burim; jo më me dy burime sipas rregullit bazë të gazetarisë!

?Unë deklaroj 900 euro në llogari bankare; njeri portal e bën 900 mijë euro, tjetri shkruan mbi 900 mije euro, të tjerët e bëjnë lajmin me “copi 5”.

Kur kërkon një sqarim, apo përgenjeshtrim, të përgjigjën: “jemi referuar një lajmi te X portali”, që në fakt është anonim!

♦️Si fillim, me armiqësuan me tre djemtë e mij; “pse mor babo shkojmë e punojmë kamajera në Maltë ne, kur paske mbi 900 mijë euro në bankë?

Pastaj plasën telefonat dhe sms-të; njëri kërkonte borxh, tjetri më shkruante; pse smë paske treguar!

Një nga zona elektorale më tha: “Pse nuk na dhe asnjë euro në fushate për vota, mbasi paske mbi dy milion euro?!?

?Hajde portale hajde; me një kërkim mund ta vertetoni saktësisht në faqen zyrtare të ILDKPKI-së, me një sms mund të merrni konfirmim edhe nga une.

Nga 900 euro ne 900.000, janë tre zero më shumë, si veshtirë për tu shkruar gabim, apo ngatërruar!

Aq më tepër se shkruhet saktësisht; se Nard Ndoka ka deklaruar vetë mbi 900 mijë euro!

Gjithsesi fjala e juaj në veshin e qeverisë!?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.