E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti  Ndreca qëndroi 4 orë në SPAK: Do shprehem në momentin e duhur
Politikë

Deputeti Ndreca qëndroi 4 orë në SPAK: Do shprehem në momentin e duhur

Deputeti i PS, Plarent Ndreca ka qëndruar për gati 4 orë në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje.

I pyetur nga gazetarët, deputeti i PS tha se do flasë në momentin e duhur, pasi çështja konsiderohet akoma në hetim.

“Do shprehem në momentin që duhet të shprehem. Do shprehem në atë moment që unë konsideroj se është e duhura.

Mos u nxitoni, do shprehem në momentin e duhur. Çështja konsiderohet si çështje akoma në hetim”, tha Ndreca pasi doli nga dyert e SPAK.

Ndreca është marrë i pandehur për akuzën e shkeljes e pabarazisë në tendera lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.